Nga: Albin Mehmeti
Dikur shihja panaire të librave të vjetër që organizoheshin në vendet e Evropës. Lakmoja. Doja edhe unë të takohesha ballë për ballë me libra që ishin shkruar dekada e shekuj më parë. Nuk do të besoja që do të isha pjesëmarrës në një panair të tillë. Por… ajo ditë erdhi.
Në ditët e fundit të muajit të parë të vjeshtës, Prishtina zbardhi ndryshe. Dashamirë të librit e të dijes ishin mbledhur në oborrin e Institutit Albanologjik në pritje të hapjes së edicionit të parë të një panairi ndryshe nga të tjerët, që organizatorët e kishin pagëzuar “Panairi i Librave të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur”.
Takimi me libra të vjetër e të rrallë ishte emocion i veçantë që mund ta kuptojë vetëm ai që është i lidhur shpirtërisht e ashtunisht me librin. Kam qenë pjesëmarrës edhe na panaire të librave të rinj, por nuk e kisha këtë emocion që përjetova tani. Jo, se libri i ri nuk ka vlerë. Asnjëherë. Është ndryshe takimi me një libër që sapo është botuar dhe ndryshe është takimi me një libër që ka dyfishin, trefishin a katërfishin e moshës tënde.
Ishte emocion i veçantë kur në duar pata librin e Justin Rrotës për historinë e alfabetit shqip, botim i vitit 1936. Teksa e shfletoja, mendja më shkonte se ky libër mund të ishte në duart e martirit të dijes. Lashë mënjanë anë librin e Justin Rrotës dhe mora librin “Sytë që shkrepin dashuni”, botim i vitit 1959, në të cilin ishin përmbledhur poezitë e poetëve të Kosovës, të cilët atëbotë ishin në fillime të krijimtarisë së tyre. Në dorë më ra edhe përmbledhja, mbase prej të parave të profesorit martir të lirisë, Latif Berisha. Teksa lexoja poezitë e tij, më dukej se e takoja profesorin, të cilin s’e kam takuar asnjëherë.
Teksa shihja librat, doja t’i kisha dy-tre palë duar e dy tre-palë sy, që t’i shijoja të gjitha librat përnjëherë. Në disa prej librave pashë nënshkrime e shënime në margjina të librave. Mendova se mbase këto shënime janë të dikujt që tanimë ka hyrë në histori, po aq sa edhe autorët e atyre librave.
Evenimentet e tilla të veçanta të mundësojnë të takohesh me njerëz të veçantë. Për tre ditë mora këshilla për jetën e krijimtarinë nga dy miqtë e mi, Berati e Agroni.
Mora informacione e këshilla të vyeshme nga shumë vizitorë të panairit.
Takova prindër, të cilët erdhën me fëmijët e tyre dhe u tregonin me nostalgji për librat që i kishin lexuar e që gjendeshin të ekspozuara në panair.
“Panairi i Librave të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur” qoftë me jetë të gjatë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë
William Shakespeare dhe pesë mite për dramaturgun më të madh në histori
Libri për dhimbjen e trishtimin

Thënie të thella që nuk pendoheni nëse i lexoni!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker