LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Jankulloska është viktimë e përndjekjes politike

OBRM-PDUKM: Jankulloska është viktimë e përndjekjes politike

“Gordana Jankullovska është viktimë e padrejtësive dhe përndjekjeve politike të mafias së Zaevit. Jankullovska shkon në burg për automjetin e drejtuar dhe përdorur nga Zoran Zaev dhe mafia e tij dhe në të njëjtën kohë kur e njëjta qeveri shpenzon mbi 8 milionë euro për të blerë automjete të reja zyrtare”.

Ky është reagimi i parë i OBRM-PDUKM-së, pasi ish-ministrja Gordana Jankulloska, ka përfunduar në burg. Ata thonë se “Qeveria po hakmerret ndaj një profesioniste që i ka shërbyer shtetit për vite me radhë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Jankullovska është viktimë e padrejtësive të Zaevit dhe shkuarja e saj në burg është porosi e mafiozit Zaev ndaj opozitës. Derisa qeveria po hakmerret ndaj një nëne, gruaje dhe profesioniste që i ka shërbyer shtetit për vite me radhë, ende nuk ka asnjë fjalë se ku përfunduan paratë nga ryshfeti i Zoran Zaevit, ne kemi amnisti për ryshfet të dukshëm të Zaevit, euro për Vice euro për kishën, kemi heshtje të plotë për ryshfetin e ish drejtorit të FSSH-së Den Donçev, prokuroria është e heshtur në lidhje me paratë panameze dhe marrëveshjet me Zaevin për 2.000 apartamente në Tetovë, hesht për mashtrimin e depozituesve të Bankës Eurostandard dhe një numër skandalesh të tjera që ndodhin çdo ditë”.

“Ahengu i Zaevit me fatet njerëzore i shkakton shtetit, të këqia dhe dëme. Sot duhet të flasim për Jankullovskën në situatë kur kemi 40 mijë të papunë në rrugë ose kur kemi kolaps të sistemit arsimor. Zaev duhet të ketë frikë vetëm nga drejtësia që do t’i vijë pas rënies së mafias në pushtet”, thonë nga partia opozitare maqedonase./Telegrafi/

Gordana Jankulloska dërgohet në burgun e Idrizovës
Lexo po ashtu Gordana Jankulloska dërgohet në burgun e Idrizovës

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori