LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq: Koha për ndryshime rrënjësore, Mali i Zi do të jetë shembull për rajonin

Abazoviq: Koha për ndryshime rrënjësore, Mali i Zi do të jetë shembull për rajonin

Kreu i koalicionit “Bardh e Zi”, Dritan Abazoviq, tha se URA është koalicioni i vetëm i qeverisë së re që ka mbrojtur hapur anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe politika e së cilës ishte e orientuar pa dyshim drejt anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

“Ne nuk do të lejojmë asnjë bixhoz me interesat kombëtare të Malit të Zi dhe kemi mbështetjen e fortë të partnerëve tanë ndërkombëtarë”, theksoi Abazoviq në një bisedë me “Danas”.

Ai tregon se sfidat në rrugën e reformimit të shërbimeve të sigurisë janë jashtëzakonisht të mëdha dhe komplekse, por nuk ka dyshim se kjo reformë është një parakusht kryesor për luftën më efikase kundër krimit dhe korrupsionit, e cila është një nga detyrat kryesore të qeverisë së re, transmeton Telegrafi.


Përçahet koalicioni fitues në Malit të Zi: Abazoviq pro Krivokapiqit për kryeministër, Fronti Demokratik doli kundër
Lexo po ashtu Përçahet koalicioni fitues në Malit të Zi: Abazoviq pro Krivokapiqit për kryeministër, Fronti Demokratik doli kundër

“Është e qartë për të gjithë se shërbimet e sigurisë në regjime jodemokratike, të tilla, si ajo në Malin e Zi deri kohët e fundit, përdoren shumë më shpesh për të monitoruar disidentët politikë dhe kritikët e regjimit, sesa për të ruajtur sigurinë kombëtare dhe për të luftuar krimin. Është e nevojshme të ndryshojmë rrënjësisht, nëse duam që Mali i Zi të zbatojë vërtet reformat e nevojshme dhe së shpejti të bëhet një anëtar i plotë i Bashkimit Evropian (BE)”, theksoi politikani shqiptar.

Ai është i bindur se vala e ndryshimit e sjellë nga politika e URA-s po përhapet brenda rajonit.

“Rajoni ynë meriton dhe mund të bëjë shumë më tepër, veçanërisht në drejtim të demokratizimit të institucioneve dhe kapërcimit të ndarjeve të shumta shoqërore. Përvoja e Malit të Zi është shembulli më i mirë se askush nuk është i pathyeshëm ose i paprekshëm dhe se ndryshimet janë të mundshme, edhe kur pak besojnë në to”, tha Abazoviq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori