Një komision i posaçëm i Parlamentit Europian do të zbulojë dhe luftojë ndikimin e huaj kibernetik. Sidomos në kohët e coronavirusit, fushatat dezinformuese janë shtuar, beson BE.
Në pranverë Brukseli ngriti alarmin: “Në kohën e krizës së coronavirusit, Europa është përmbytur nga fushata dezinformuese”, thotë zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Vera Jourova.
Këto fushata nuk janë të rrezikshme vetëm për arsye shëndetësore, ato synojnë hapur gërryerjen e besimit tek qeveritë dhe mediat.
Si shembull KE merr rritjen e menjëhershme të numrit të kundërshtarëve të vaksinës në Gjermani.
Në më pak se dy muaj, sipas një studimi, gatishmëria për vaksinim në Gjermani ra me 20%.
Pretendimi tjetër i përhapur në mediat sociale, se pirja e lëndëve zbardhuese ndihmon kundër coronavirusit shihet po ashtu si një përpjekje për çorientim.
“Dezinformimi në kohët e pandemisë mund të vrasë”, thotë i ngarkuari i BE për politikën e jashtme, Joseph Borrell.
Sidomos teoritë konspirative gëlojnë në internet.
Njëra prej tyre thotë, se luftimi i virusit dikur do të përdoret si pretekst për vaksinimin masiv të popullsisë apo që themeluesi i Microsoftit, Bill Gates bashkë me BE duan të përgjojnë njerëzit.
Propagandë dhe sulme kibernetike
Pikërisht për të luftuar këto fushatë, Parlamenti Europian ka krijuar një komision të posaçëm që fillon tani nga puna.
E në fokus të komisionit nuk do të jetë vetëm coronavirusi.
Pas fushatave, BE shikon përpjekje sidomos të Kinës apo Rusisë për të rrënuar demokracitë në BE dhe me këtë të dobësojë Bashkimin Europian dhe rolin e tij në botë.
Ky komision do të identifikojë në fillim hapësirat, se ku përhapen informacionet e rreme.
Njëra prej tyre duket se qëndron në përpjekjet për ndikimin në zgjedhje.
Pak para zgjedhjeve europiane, deputetë të Parlamentit Europian janë ankuar për propagandë masive nga Rusia.
Deputetët kanë raportuar jo vetëm për dezinformim, por edhe për sulme kibernetike apo në infrastrukturën zgjedhore.
Dhe aktorë të caktuar politikë që janë të afërt me porositësit në vende të treta i mbështesin ata direkt ose jo direkt.
Kështu ka dyshime se populistja e djathtë dhe ish-europarlamentarja, Marine Le Pen ka marrë fonde nga Kremlini. Le Pen i ka kritikuar gjithmonë sanksionet kundër Rusisë.
Platformat e mëdha luajnë rol kryesor
Partnerët kryesorë të BE në këtë luftë janë platformat e mëdha online si Facebook, Twitter dhe Google.
BE kërkon t’i detyrojë ata ta veprojnë më ashpër kundër informacionit të gabuar dhe të ofrojnë të dhëna tek studiuesit.
“Nuk ka një bashkëpunim strukturor mes platformave dhe bashkësisë studimore”, bëri të ditur KE para pak ditësh. “Platformat duhet të bëhen më të përgjegjshme, më transparente, e t’u kërkohet më shumë llogari”, thotë zëvendëspresidentja e KE, Jourova. Komisionit nuk i mjaftojnë masat e marra nga vetë gjigandët e mediave sociale. Së shpejti do të publikohen propozimet e reja.
Që në qershor, kur u krijua komisioni i posaçëm, KE ka kërkuar nga platformat online që të bashkëpunojnë ngushtë me verifikuesit e fakteve dhe të ofrojnë raportim mujor për punën e tyre në luftë kundër informacioneve të falsifikuara. Rezultate pozitive vihen re që tani, sipas Brukselit.
Burimet e besueshme bëhen më prezente, lajmet çorientuese hiqen. Facebook dhe Instagram i janë referuar autoriteteve shëndetësore si Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe kanë hequr reklamat e produkteve mjekësore të falsifikuara apo shumë të shtrenjta.
Ku fillon censura?
Federata Europiane e Gazetarëve, Këshilli Europian i Botuesve dhe Shoqata e TV-privatë në Europë mendojnë, se këto masa nuk mjaftojnë. Europa i beson më shumë se duhet vullnetit të mirë të aktorëve të rëndësishëm online, shkruajnë këto organizata në një deklaratë të përbashkët në korrik dhe kërkuan sanksione “të efektshme”, nëse koncernet nuk i përmbahen kodit të mirësjelljes.
Ka edhe një vështirësi tjetër: Verifikuesit e fakteve veprojnë në një territor të pasigurt.
Shpesh nuk është e lehtë të përcaktosh fake news e t’i dallosh ato nga shprehja e një mendimi ndoshta ekstremist.
Kritikët i tremben ndërhyrjeve në lirinë e mendimit. “Nuk dua të krijoj ministrinë e së vërtetës”, tha Vera Jourova para komisionit. Edhe komisioni i posaçëm i parlamentit duhet të përballet rregullisht me këtë problem në luftën kundër fake news. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Parlamenti i Ukrainës anulon seancën pas kërcënimit për sulme me raketa nga Rusia
Kaos në aeroportin e madh të Londrës pas evakuimit për shkak të ‘sendit të dyshimtë’ në një bagazh
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t’i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje