Zjarrëfikësit çdo herë rrezikojnë jetën e tyre për të kryer detyrën që u takon. Ata shpesh përballen me rreziqe të ndryshme për të shpëtuar jetëra njerëzish, qoftë në aksidentet e komunikacionit, apo në rast të shpërthimit të ndonjë zjarri, etj.
Njëri ndër ta është edhe zjarrëfikësi Ali Haziri, i cili në një intervistë për Telegrafin tregoi se si është dita e një zjarrëfikësi.
Haziri tha se çdo herë kur e marrin ndërrimin e punës, përshëndeten dhe komunikojnë me kolegët e ndërrimit tjetër për tu informuar se si e kanë kaluar orarin e punës dhe sa intervenime i kanë pasur.
Ai tha se pas marrjes së detyrës e kanë për obligim t’i kontrollojnë automjetet nëse janë në rregull, për intervenime të tjera në rast nevoje.
“Vijmë në punë dhe përshëndetemi me koleget e ndërrimit të mbrëmjes. Na tregojnë se si e kanë kalaur ndërrimin, nëse kanë pas ndonjë intervenim ose jo. Pasi bëhet ndërrimi, shefi i ndërrimit na i cakton detyrat çdo zjarrëfikësi që është në punë. Pas marrjes së detyrës, e kemi rutinë kontrollimin e automjeteve. Çdo automjetë kontrollohet nëse janë në gjendje të rregullt për intervenim”, ka thënë Haziri.
Zjarrëfikësi Haziri po ashtu tregoi se në fillimet e tij si zjarrëfikës e ka pasur shumë vështirë të mësohet me këtë profesion.
Ai u shpreh se ka qenë shumë e vështirë kur ka parë aksidente të tmerrshme, si dhe shtëpi të djegura.
“Ka pas raste kur kam thënë që këtë profesion e kisha eliminu nga jeta ime. Kam qenë në raste sidomos me viktima të komunikacionit, duke pa aksidente të tmerrshme, familjarët duke kërkuar ta shohin njeriun e tyre, ka qenë shumë e rëndë. Ose kur i është djeg shtëpia skamnorit, e kemi pa që s’ka pas mundësi me rikthy pasurinë që e ka pas, ka shumë momente që ne i përjetojmë”, ka treguar Haziri për Telegrafin.
Komandanti i Brigadës së Zjarrëfikësve të Prishtinës, Latif Zeka në një intervistë për Telegrafin ka folur për kushtet e zjarrëfikësve, statusin e tyre si dhe organizimin gjatë pandemisë me COVID-19.
Zeka tha se stafi i zjarrëfikësve nuk është i mjaftueshëm, në raport me punën që e bëjnë.
“Me të vërtetet i kemi kushtet më të mira se të gjithë në Kosovë, por stafi është jashtëzakonisht i vogël, pasi i mbulojmë dhe tri komuna tjera pos Prishtinës, Fushë Kosovën, Obiliqin dhe Graçanicën. Jemi gjithsej 100 zjarrëfikësa”, ka thënë Zeka.
Komandanti Zeka po ashtu ka kërkuar që të përcaktohet statusi i Brigadës së Zjarrëfiksëve të Prishtinës.
Ai tha se kanë nëntë vitë që ata nuk e dinë se kujt i përkasin – Ministrisë së Punëve të Brendshme apo Komunës së Prishtinës.
“Automjete kemi, por ndoshta nuk janë superiore. Staf kemi pak. Mosha mesatare është 48 vjet, kur dihet që puna jonë është shumë e vështirë. I kemi 20 vende të lira, por statusi i zjarrëfikësit ende nuk dihet se kujt i përkasim, Ligjërisht jemi në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e faktikisht rrogat, investimet kapitale ligjërisht i bëjmë prej Komunës. Po bëhen nëntë vjet që nuk e dimë statusin tonë. Duhet të zgjidhet statusi i zjarrëfikësve”, ka thënë ndër të tjera Zeka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025