LAJMI I FUNDIT:

Vendimi i ri i Qeverisë: Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore, rihapen kinematë – sallat mund të shfrytëzojnë vetëm 40 për qind të kapacitetit

Vendimi i ri i Qeverisë: Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore, rihapen kinematë – sallat mund të shfrytëzojnë vetëm 40 për qind të kapacitetit

Një lajm i mirë ka ardhur në orët e mbrëmjes të së premtes për dashamirësit e artit dhe punëtorët e sferës kulturore.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin e ri për lehtësimin e masave, e që ndër të tjerash përfshihen edhe lejimi i pjesërishëm i disa prej aktiviteteve kulturore.


Teatrot, bibliotekat, Salla e Filharmonisë, Galeritë, Qendrat Rinore e Muzetë nga sot e tutje do të jenë të hapura dhe të lejuara me shfrytëzim të kufizuar të hapësirës së tyre deri në 40 për qind.

Ka qenë Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ajo e cila në një status të publikuar në rrjetin social Facebook, ka konfirmuar për këto lehtësime të masave anti-covid.

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Një lajm i mirë vjen edhe për adhuruesit e filmave, pasi pas disa muajsh më në fund është dhënë drita e gjelbër edhe për kinematë, të cilat do të rihapen, krahas kushteve të përcaktuara nga vendimi i Qeverisë.

“Lajm shumë i rëndësishëm për artistët dhe sportistët tanë, Qeveria jonë ndër të tjera sapo morëm këtë vendim:Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve vartëse të MKRS-së dhe komunave; Teatrove, Bibliotekave, Filarmonisë, Galerive, Ansambleve, Baleti, Kinemave, Qendrave Rinore, Muzetë, Qendrave të Kulturës, me grupe, duke shfrytëzuar 40% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse. Përqindja e shfrytëzimit të hapësirave do të vlen për të gjitha aktivitetet si në shfaqje ashtu edhe në ushtrimë gjithmonë duke u bazuar në Manualin për mbrojtjen nga përhapja COVIV19; Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjeve në objekte;
– Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; në hapësirat e mbyllura gjatë stërvitjeve mund të marrin pjesë deri në 30 persona ndërsa në organizimin e garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona gjithmonë duke u bazuar në Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID19. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjeve në objekte të mbyllura sportive dhe në hapësirat e hapura sportive;
– Lejohen fitneset si dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID19. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjeve në objekte”, ka shkruar Dumoshi në njoftimin e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori