LAJMI I FUNDIT:

Bislimi priti në takim asamblistin Muharrem Salihu – flasin për problemet e banorëve të Medvegjës

Bislimi priti në takim asamblistin Muharrem Salihu – flasin për problemet e banorëve të Medvegjës

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi së bashku me anëtarin e kryesisë së Lëvizjes, Glauk Konjufca, kanë pritur në takim asamblistin nga Medvegja, Muharrem Salihu.

LVV përmes një njoftimi për media bën të ditur se në takim është folur për problemet me të cilat ballafaqohen banorët e Medvegjës, e që janë si të natyrës ekonomike ashtu edhe politike, transmeton Telegrafi.


“Serbia ka ç’regjistruar një pjesë të madhe të qytetarëve shqiptarë të kësaj komune me qëllim të qartë për ta deformuar zyrtarisht strukturën demografike të kësaj komune shqiptare. Ajo po ashtu po synon t’i tjetërsojë pronat tokësore që janë mbi 50% në pronësi të shqiptarëve, dhe përmes implementimit të planeve urbanistike po pamundëson aktivitetet ekonomike dhe kulturore të shqiptarëve”, thuhet në njoftim.

LVV thekson se në takim është biseduar edhe për pikën e kalimit kufitar në Mutivodë.

“Me Salihu diskutuam mbi të gjitha këto dhe ndamë bindjen që Republika e Kosovës duhet të punojë edhe më shumë jo vetëm në dëgjimin e problemeve të shqiptarëve në atë komunë, por edhe në ngritjen e tyre në nivel ndërkombëtar. Gjithashtu u pajtuam që për të filluar një gjallërim ekonomik në atë pjesë, pikë kalimi në Mutivodë duhet të shndërrohet në pikë kufitare gjë që do t’i ndihmonte ndjeshëm prodhuesit në Medvegjë të cilët ende shfrytëzojnë rrugë të largëta për komunikim tregtarë me Republikën e Kosovës”, vijon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori