LAJMI I FUNDIT:

Murati: Ministrat e LDK-së po tentojnë t’i fusin duart në Trust, kjo duhet të parandalohet

Murati: Ministrat e LDK-së po tentojnë t’i fusin duart në Trust, kjo duhet të parandalohet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati në emër të grupit parlamentar ka akuzuar Qeverinë se po duan t’i fusin duart në kursimet e qytetarëve në Trust.

Murati ka thënë se kjo nuk është hera e parë që ministrat e LDK-së, tentojnë t’i fusin duart në Trust.

“Nuk është hera e parë që ministrat e LDK-së tentojnë mi fut duart në trust , edhe nuk është hera e parë që mua më është dashtë me parandalu futjen e duarve të ministrave të LDK-së në Trust
Hera e parë ka ndodh në vitin 2016 kur asokohe duhej të bëhej një ndryshim në ligjin e Fondeve pensionale që me ja mundësua Trustit me tejkalu një kufizim që e kishte se nuk mund të investonte në Kosovë mbi 60 milionë euro asokohe, e pata nis në MF dhe e patëm heq, tash trusti i ka 400 milionë euro të investuara”, tha Murati, shkruan Telegrafi.


Murati shoti se në kohën e Qeverisë Mustafa është tentuar edhe të modifikohet çështja e 10% në Trust.

“Gjatë procesit të ndryshimit asokohe prej Qeverisë Mustafa ka pasur edhe një tentativë që 10% që paguhet në Trust 5% punëtori dhe 5% punëdhënësi me modifikua që punëtori dhe punëdhënësi me vazhdu me pagu 10% po në Trust me ju dal 8% që 2% mi marr Qeveria, dhe e kemi parandaluar këtë.

Sërish po tentohet të hapat dera, unë mund ti garantojë qytetarët që kjo nuk do të përfundoj me këtë 10%, shumë shpejt do të ndodh të na sjellin një projektligj tjetër sa herë që Qeveria nuk mund ti kryejë detyrat e veta sikurse po ndodh tani, edhe të thuhet që t’ia mundësojmë qytetarëve edhe 10 përqind dhe 10përqind t’ia japim Qeverisë. Kjo duhet parandaluar”, u shpreh Murati. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme

Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Kalo në kategori