Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike i propozuar nga Qeveria e Kosovës, nuk është i duhuri dhe se i njëjti nuk e përkrahë sektorin privat.
Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Bedri Hamza tha se vendi është në një situatë të rëndë ekonomike si pasojë e pandemisë dhe mosveprimit të duhur nga ana e institucioneve.
Ai tha se kjo gjendje mund të përkeqësohet edhe më tutje nëse nuk veprohet me kohë dhe në mënyrën e duhur.
“Ne propozojmë që të ulemi bashkërisht, që ta bëjmë një ligj të mirëfilltë të jenë të kyçur edhe Asociacioni i bizneseve, Oda Ekonomike, Oda Amerikane, Aleancën Kosovare të Biznesit, duke përfshirë edhe partitë tjera politike dhe ta bëjmë një ligj të mirë dhe të qëndrueshëm i cili përkrah sektorin privat dhe kategoritë tjera”, tha Hamza, shkruan Telegrafi.
Hamza tha se nëse është në pyetje vetëm tërheqja e 10 për qindëshit nga Trusti, atëherë Qeveria nuk duhet ta emërtoj këtë si Ligj për Rimëkëmbje, por kjo mund të bëhet përmes Ligjit për Fondin e kursimeve pensionale.
“Nëse është në pyetje vetëm mjetet e Trustit, atëherë ne si PDK propozojmë që me një amendament në Ligjin për Fondin e kursimeve pensionale të kryhet në procedurë të përshpejtuar që njerëzve tu mundësohet tërheqja e mjeteve prej 10 për qind, por ne si PDK mendojnë që një pjesë e tyre nuk është që kanë grumbulluar mjete të mjaftueshme që ja siguron një pension që këto mjete të rimbursohen. Ligjin të cilin e ka propozuar Qeveria nuk ka substancë, nuk e përkrahë sektorin privat e kategoritë tjera”, u shpreh Hamza.
Ai shtoi se Qeveria është mirë me votu propozimin e tyre sepse sipas tij ai është më i dobishëm për ekonominë.
Hamza siguroi Qeverinë që nëse bëhet fjalë për Trustin, atëherë PDK do t’i jap votat edhe në lexim të parë dhe të dytë, nëse sillet si nen në Ligjin për Fondin e kursimeve pensionale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025