LAJMI I FUNDIT:

U futën në histori të futbollit kosovar, por nuk ia dalin ndaj Legias – Drita eliminohet kokën lartë nga Liga e Evropës

U futën në histori të futbollit kosovar, por nuk ia dalin ndaj Legias – Drita eliminohet kokën lartë nga Liga e Evropës

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita është eliminuar nga Liga e Evropës, pasi pësoi humbje në udhëtim te Legia 2-0.

Drita e nisi mjaftë mirë takimin, duke krijuar disa gjysmëraste dhe duke luajtur si e barabartë me klubin polak.


Megjithatë u desh të pritej minuta e 24-të për ta parë golin e parë në këtë sfidë, kur shënuan vendasit.

Një harkim nga e majta bëri që Wszolek të realizoi për 1-0, pas një gabimi nga mbrojtësi i majtë Ilir Blakqori.

Drita tentoi të rikthehet në lojë duke tentuar t’i organizonte disa aksione, por mbrojtja e vendasve ishte shumë lartë e vendosur.

Kur pritej që pjesa e parë të përfundonte, Legia shënoi edhe golin e dytë.

Ishte sulmuesi Pekhart që realizoi me kokë për 2-0 pas asistimit nga këndi.

Me epërsinë e vendasve 2-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Drita luajti shumë më mirë në pjesën e dytë, duke krijuar disa raste të mira, por që nuk ia arritën të realizonin.

Rastin më të mirë për të shënuar e pati Festim Alidema në minutën e 90-të, por goditja e tij u prit nga portieri Artur Boruc.

Gjithsesi ishte një paraqitje mjaftë e mirë e Dritës, e cila largohet kokën lartë nga garat evropiane.

Kampioni i Kosovës arriti të shkruante histori të futbollit kosovar, pasi u bë skuadra e parë që merr pjesë në raundin e tretë të Ligës së Evropës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori