Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se dymbëdhjetë infermierët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar misionin e tyre në shërbim të pacientëve në klinikat ku janë duke u trajtuar personat e infektuar me coronavirus të QKUK-së, ku shërbyen për 30 ditë.
Në shenjë falënderimi për punën dhe angazhimin e treguar, ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka ndarë mirënjohje për infermierët e FSK dhe drejtorin e Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kështu ka njoftuar SHSKUK përmes një komunikate për medie.
“Imputet dhe komentet që kam marrë nga menaxher të klinikave janë inkurajuese për gatishmërinë, për përvojën dhe për aktivitetin e tyre që kanë treguar gjatë qëndrimit 1 mujor në klinika. Ka pasur përkushtim të jashtëzakonshëm për punë, dhe besoj se ka pasur hapësirë që krahas ofrimit të shërbimeve për pacientë të shkëmbejnë edhe përvojat e tyre me kolegët infermierë të këtyre klinikave, pasi këtu dihet se është shërbim i natyrës tjetër, është shërbim civil që dallon nga shërbimi ushtarak” ka thënë Krasniqi.
Shkelzen Syla, drejtor i Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (QMFSK), falënderoi infermierët e FSK-së, por edhe menaxhmentin e ShSKUK-së, për punën e shkëlqyer që kanë treguar gjatë këtyre ditëve.
“Ka qenë detyrë dhe obligim i ynë që të përkrahim institucionet civile në rastet e tilla ku situata epidemiologjike është veçantë, si është pandemia në tërë botën. Punën që keni bërë bashkë me kolegët e juaj për menaxhimin e kësaj pandemie, do të vazhdojmë me përkrahje, siç jemi përkrahur nga ShSKUK, do të vazhdojë bashkëpunimi si një trupë në shërbimin shëndetësore publik dhe do të menaxhojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, theksoi drejtori Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Lindita Berisha, ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive dhe Rukije Mehmeti, drejtoreshë e Klinikës së Pulmologjisë, kanë treguar përvojat e tyre gjatë punës që ekipi i infermierëve të FSK-së, ka bërë në klinikat që ato menaxhojnë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze