LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Ky koalicion nuk mund ta zgjedh vet presidentin, duhet të përfshihet i gjithë spektri politik

Hoti: Ky koalicion nuk mund ta zgjedh vet presidentin, duhet të përfshihet i gjithë spektri politik

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se koalicioni qeverisës nuk mund ta zgjedh presidentin pa partitë e tjera, edhe pasi presidentit aktual, Hashim Thaçi t’i kalojë mandati.

Gjatë konferencës për medie, Hotit iu kërkua të komentonte deklaratën e partnerit të tij të koalicionin, Ramush Haradinaj në lidhje me zgjedhjen e presidentit, por ai nuk pranoi të fliste për këtë.

Në anën tjetër, Hoti tha se është shumë e qartë se ky koalicion qeverisës nuk mund ta zgjedh presidentin pa partitë tjera edhe pas shkurtit të vitit të ardhshëm, kur edhe i përfundon mandati Thaçit.


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, Foto: Ridvan Slivova

“Nuk kam koment për këtë të dytën, Presidenti është në zyrë, në bazë të kompetencave të veta kushtetuese, kur të vjen shkurti do të ulemi e të gjejmë një zgjidhje bashkë me gjithë spektrin politik e ta zgjidhim këtë çështje. Një gjë është e qartë që ky koalicion vetëm nuk mund ta zgjedh presidentin, por duhet të ulemi të gjithë përtej koalicionit e ta zgjidhim këtë çështje”, tha Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori