LAJMI I FUNDIT:

Rastet e zjarrit mbyllen pa u ditur shkaqet, SPB Shkup s’e ka kompletuar ende rastin e inspektoratit

Rastet e zjarrit mbyllen pa u ditur shkaqet, SPB Shkup s’e ka kompletuar ende rastin e inspektoratit

Dy javë kanë kaluar që kur zyrat e Inspektoratit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i kaploi zjarri.

Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) në Shkup ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh, por në Prokurorinë Publike Themelore (PPTH) të Shkupit ende nuk ka dorëzuar informacion të kompletuar për rastin.


“Nga ana e SPB Shkup, në përputhje me Ligjin për procedurë penale, janë ndërmarrë një sërë masash dhe aktivitete për çfarë deri te PTHP Shkup është parashtruar njoftim me shkrim. Pas përfundimit të aktiviteteve dhe kompletimit të dokumentacionit, SPB Shkup deri te PTHP-ja do të dorëzojë parashtresë adekuate, për çfarë do të njoftoheni në mënyrë shtesë”, thonë nga MPB.

Nga Prokuroria kanë njoftuar se ndaj këtyre informacioneve ende janë duke vepruar, nëse vërtetohet se nga zjarri ka vepër penale, atëherë do të hapë rast.

“Pas kësaj, nëse vërtetohet se zjarri është rezultat i veprës penale, Prokuroria do të veprojë në përputhje me kompetencat e saja”, thanë nga Prokuroria”, theksojnë nga PPTH.

Por në rast se nuk vërtetohet se ka shkelje penale, atëherë rasti mbyllet duke mos u ditur shkaqet e zjarrit. Kështu ka ndodhur me zjarrin që ndodhi para dy vjetësh në Ministrinë e Drejtësisë. Siç njoftuan nga Prokuroria për TV21, për shkak se në zjarrin që dogji zyrat e katit të katër të Ministrisë, nuk ishte vërtetuar vepër penale, nuk është hapur fare procedurë hetimore për çfarë edhe nuk dihen shkaqet.

“Nga analiza e të gjitha verifikimeve të bëra gjatë procedurës parahetimore, doli se nga aspekti juridik-penal nuk ekziston bazë për dyshim se zjarri është shkaktuar si rezultat i veprës penale”, thonë nga PPTH.

Nga zjarri që ndodhi më 9 shtator në Inspektoratin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, u dëmtua edhe një zyrë e komunikimit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe disa hapësira të Agjencisë shtetërore të lajmeve – MIA. Institucionet e dëmtuara po hulumtojnë për hapësira të reja ku do të vazhdojnë punën.

Ndërkaq, për dy javë qytetarët nuk kanë mundur të nxjerrin as dokumente, pasi zjarri ka ndërprerë energjinë elektrike edhe në “Një pikë shërbimi” e cila poashtu gjendet në të njëjtin objekt ku ka ndodhur zjarri./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori