Njerëzit me këto grupe gjaku vështirë dobësohen, a bëni edhe ju pjesë në grupin e tyre?
Jeni në luftë të vazhdueshme me kilogramët e tepërt, madje edhe derisa u përmbaheni këshillave të ndonjë diete?
Nëse jeni ndër ata për të cilët humbja e kilogramëve është mision pothuajse i pamundshëm, mbase shkaktari është grupi juaj i gjakut, transmeton Telegrafi.
Nutricionistja Seema Khanna, për TOI ka shpjeguar se si personat të cilët kanë grupin e gjakut AB + apo AB –, kanë vështirësi në eliminimin e kilogramëve të padëshiruar.
Po cila është arsyeja?
Personat me grupet e sipërpërmendura vështirë i ndryshojnë shprehitë e tyre ushqyese. Ata me grupet e gjakut O + dhe B +, më lehtë do të lirohen nga shtresat e padëshirueshme yndyrore.
Njerëzit me grupin e gjakut B + kanë vlerë më të lartë bazale metabolike (BMR), prandaj vështirë shtojnë peshë, shpjegon dr. Seema.
Nëse jeni person me grupin e gjakut A, atëherë do të thotë që ose jeni të prirë të shtoni peshë ose jo, varet nga gjenetika juaj.
Natyropati Peter J. D’Adamo ka krijuar dietën për çdo grup gjaku dhe thekson se artikujt të cilët i konsumojmë reagojnë bashkë me gjakun tonë, andaj ushqimi i ideuar në harmoni me grupet e gjakut është zgjedhje e shkëlqyeshme për ta nxitur përshpejtimin e tretjes, thekson ai.
Veç kësaj, në atë mënyrë mund të pengoni zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme të cilat ju rrezikojnë, shpjegon Peter dhe thekson se duke iu përmbajtur planit të ushqimit për çdo grup gjaku të cilin e keni, lehtë mund të arrini peshën e dëshiruar dhe të zgjasni jetën tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City