Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza në një konferencë për media, ka thënë se situata ekonomike në vend është duke u vështirësuar si rezultat i pandemisë COVID-19.
Hamza ka thënë se është vonuar procedimi dhe aprovimi i buxhetit për këtë vit.
“PDK ka treguar dhe dëshmuar se e kemi vendosur interesin e shtetit dhe qytetarëve mbi interesat politike, e kemi aprovuar vendimin për zgjatjen e shfrytëzimit të ndarjeve buxhetore, e kemi përkrah dhe votuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare financiare si dhe kemi votuar rishikimin e buxhetit pa asnjë kusht”, ka thënë Hamza.
Hamza ka thënë se tash jemi në një situatë ku po flasim për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, duke thënë se nuk dëshirojnë të bëjnë pengesa në këtë drejtim.
“Na po kërkojmë, opozita po kërkon që të ulemi dhe ta bëjmë më të mirën për vendin. Ligji që ka ardhur në Kuvend nga Qeveria nuk është adekuat, nuk ka substancë, nuk është i duhuri që i përkrah bizneset dhe kategoritë që kanë nevojë për përkrahje”, ka thënë Hamza, transmeton Telegrafi.
Ai ka thënë se bizneset duhet të përkrahen me grante, kjo nënkupton përkrahje financiare pa pas nevojë bizneset me i kthy paret.
“Po i referona bizneseve të vogla, zanatlinjve, gastronomisë dhe ndërmarrjeve që merren me eksporte dhe atyre prodhuese e sidomos atyre bizneseve që janë goditur më së shumti nga pandemia”, u shpreh Hamza.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, më tej ka folur edhe për fondin e kursimeve pensionale-Trustin.
Hamza ka thënë se janë të interesuar që të hapet mundësia që një pjesë e këtyre fondeve të investohen në ekonominë e Kosovës, me garanci që kontributdhënësit mos me qenë të shqetësuar për sigurinë e këtyre mjeteve, transmeton Telegrafi.
“Nuk jemi si PDK tu e pengu që njerëzit mos mi marr paratë e Trustit, na po duam diçka përtej kësaj. Sepse është diskutuar ndryshe, kurse tash jemi në një situatë që njerëzve ju kanë rrit pritjet. Propozimi i jonë është që të gjithë ata kontributpagues që i kanë deri në 10 mijë euro (i bie që ata kanë të drejtë mi tërheq 1 mijë euro) të rimbursohen tu kthehen pagesat që kur të dalin në pension ti kenë prapë këto pra. Ky rimbursim të bëhet brenda 5 viteve”, ka thënë Hamza.
Ai ka shtuar se janë të gatshëm me u ul me diskutuar dhe mi prezantua propozimet e tyre që sipas tij janë shumë racionale, duke mos e cenuar stabilitetin makrofiskal dhe aspektin financiar të shtetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar