Me qëllim të forcimit të kapaciteteve të vendit në luftën kundër COVID-19, në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Qendra për Mbrojtjen e Shëndetit Ndërkombëtar (ZIG) në Institutin “Robert Koch” kanë dërguar një delegacion në Republikën e Kosovës.
Misioni dyjavor (21 shtator – 03 tetor 2020), është iniciuar dhe organizuar nga Instituti “Robert Koch” në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Rrjetin Global të Alarmit dhe Reagimit ndaj Shpërthimit (GOARN).
IKSHPK dhe RKI kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që nga marsi i vitit 2018.
“Ekspertët e RKI duke përfshirë specialistët nga departamenti i Epidemiologjisë së Sëmundjeve Infektive, Qendra e Informacionit për Mbrojtjen e Shëndetit Ndërkombëtar (INIG) e ZIG, Njësia e Shëndetit Publik Mbështetur në Dëshmi e ZIG- e dhe Mbështetja e Laboratorit të Shëndetit Publik e ZIG, përbëjnë pjesën e delegacionit të RKI për të këshilluar në fushat e mbikëqyrjes, epidemiologjisë, komunikimit të rrezikut dhe diagnostikimit laboratorik”, thuhet në njoftim.
“Një mision i fushës për vendosjen e mundshme të një laboratori mobil është integruar në mision. Në bashkëpunim me një konsulent të OBSH-së, stafi i RKI do të kryejë vlerësimin, zbatimin dhe monitorimin e platformës së mbledhjes së të dhënave në terren Go.Data, një projekt i WHO GOARN, në vend”.
Më tej thuhet se janë planifikuar vlerësime të mëtejshme të Go.Data në fushën e projektit të Mbrojtjes së Shëndetit Global (GHPP) të RKI me Kosovën.
“Sa i përket menaxhimit klinik, qëllimi i misionit është të sigurojë mbështetje dhe këshilla për Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë dhe punëtorët lokalë të kujdesit shëndetësor lidhur me menaxhimin klinik të pacientëve me COVID-19, si dhe për të zbatuar masat e parandalimit dhe kontrollit të infeksionit (IPC). Për të arritur këtë, ekspertët mjekësorë do të ofrojnë mbështetje për personelin klinik dhe trajnim lidhur me COVID-19 në vendin e punës”, bëhet e ditur në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAmbasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij
"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'