Kosova e Shqipëria janë marrë vesh që të ndajnë secila nga 70 mijë euro, për t’ua blerë fëmijëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, librat shqip, si dhe materiale të tjera shkollore. Drejtuesit politik të shqiptarëve të kësaj ane, e vlerësojnë këtë ndihmë.
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do t’ua heqin shpenzimet prindërve të fëmijëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, për librat shqip si dhe për materiale të tjera shkollore.
Të dy qeveritë do të ndajnë për këtë çështje nga 70 mijë euro secila, raporton RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.
“Jemi pajtuar që kërkesën për mbështetje në vlerë prej 140 mijë euro t’i përgjigjemi me pjesë të barabarta prej 70 mijë euro. Këto mjete planifikohet të ndahet nga rezervat, prandaj kërkoj aprovimin tuaj për ndarjen e mjeteve për mbulimin e kostos librat në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës”, ka deklaruar zëvendësministri Agim Krasniqi.
Për kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa kjo është një ndihmë e madhe.
“Duke pasur parasysh se kemi kaluar një periudhë të pandemisë ku edhe Lugina e Preshevës ka pësuar shumë. Më këtë ndihmë janë shkarkuar nga barra e rëndë ekonomike më shumë se 4,000 prindër për faktin se janë pajisur me tektë mësimore më shumë se 4,052 nxënës”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ragmi Mustafa.
Mustafa thotë se vitin e fundit, dy qeveritë, ajo e Kosovës e Shqipërisë kanë qenë më aktive në
ngritjen e çështjeve të shqiptarëve të kësaj ane./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City