LAJMI I FUNDIT:

Gruaja 102 vjeçe nga SHBA-ja që i mbijetoi Gripit Spanjoll, mposht edhe COVID-19

Gruaja 102 vjeçe nga SHBA-ja që i mbijetoi Gripit Spanjoll, mposht edhe COVID-19

Shumë njerëz do ta konsideronin veten me fat në rast do t’i shpëtonin ndonjë virusi vdekjeprurës pandemik.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, e moshuara nga SHBA-ja, Geraldine Schappals, e njohur si “Gerri”, arriti t’i mbijetonte dy pandemive.


Kështu, 102-vjeçarja nga New Hampshire ishte infektuar me Gripin Spanjoll në vitin 1918, ndërsa rezultoi pozitive me COVID-19 gjatë muajit maj, mirëpo gjendja e saj thuhet se është më stabile.

Gerri Schappals, ishte lindur më 18 janar të vitit 1918. Asokohe gjatë muajit nëntor ajo u sëmurë nga gripi ashtu sikurse nëna e saj, Nora dhe vëllai Joseph.

Pasi iu rrit temperatura e saj gjatë muajit maj, ajo u dërgua në spital për t’u testuar me COVID-19.

Në momentin kur ajo doli pozitive me virusin vdekjeprurës, gjendja e saj ishte përmirësuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori