LAJMI I FUNDIT:

Racizmi në policinë gjermane

Racizmi në policinë gjermane

Po, janë raste të veçanta. Por, shqetësuese është ndërkohë se janë bërë shumë. Sepse bëhet fjalë, kjo duhet theksuar, për police e policë që kanë bërë betim para Kushtetutës. Nëse shteti nuk mund të mbështetet dot tek ata, që mbrojnë vlerat e tij, atëherë ku?

Hulumtimi i fundit për besimin e qytetarëve tek shteti shtronte edhe pyetjen për institucionet e veçanta. Këtu policia mori një vlerësim të mirë, sipas notave gjermane. Por, sigurisht, çdo rast e trondit besimin tek policia. Gjithmonë, sa herë zbulohen raste të tilla, krijohet përshtypja se tendencat ekstremiste të djathta kanë të bëjnë diçka me profesionin e policit. Tërheq ky profesion më shumë se profesione të tjera, njerëz që kanë një botëkuptim të djathtë? Apo i bën e përditshmja e policisë njerëzit racistë? Duhet të ndryshohet diçka tek rekrutimi dhe shkollimi profesional, për shembull në drejtim të sensibilitetit ndërkulturor?

Socialdemokratët (SPD) dhe Të Gjelbrit duan që të gjejnë përgjigjet për pyetje të tilla në një studim shkencor, por ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer, ka rezerva, dhe me të drejtë. Bëhet fjalë njëherë për ta mbrojtur policinë nga dyshimi i përgjithësuar e jo i drejtë. Çdo police e çdo polic duhet të jetë në radhë të parë besnik ndaj Kushtetutës. Sado raste negative që të ketë, në këtë pikë nuk ndryshon gjë.


Nga ana tjetër, kërkesa për një studim në nivel federal mund të jetë e motivuar politikisht. SPD dëshiron këtu të fitojë pikë kundrejt ministrit të CSU-së. Por, është e rrezikshme ta përdorësh këtë temë për luftëra politike. Kryetarja e SPD-së, Saskia Esken në verë në kuadër të protestave Black-Lives Matter i akuzoi në formë të përgjithësuar forcat e sigurisë për “racizëm të fshehtë”. Një parti me rol të madh në funksionimin e shtetit distancohet nga shërbëtorët e shtetit. Esken të bën të dyshosh, se studimi duhet të konfirmojë, atë që gjithmonë është ditur.

A ka menduar ndonjëherë ndokush, pse AfD-ja ka në radhët e saj kaq shumë policë? Ajo madje i josh ata veçanërisht. Nëse mes policëve forcohet përshtypja, se partitë tradicionale si SPD-ja dyshojnë tek ata, aq më shumë do të izolohen ata dhe politikisht do të orientohet më djathtas.

Përveç kësaj duhet menduar për pasojat e mundshme të policeve e policëve në shoqëri. Nëse nga një studim i tillë policia për shembull akuzohet për racizëm, disa njerëz të tjerë do ta kuptonin këtë si të kishin dorë të lirë për sjellje pa respekt kundër uniformave. Kjo sjellje është që sot shumë e përhapur.

Zyra Federale për Mbrojtjen Kushtetuese është duke verifikuar situatën e përgjithshme tek forcat e sigurisë, policia dhe ushtria në drejtim të ekstremizmit të djathtë dhe racizmit. Mbrojtja Kushtetuese duhet të jetë këtu institucioni neutral. Çdo studim i drejtuar nga interesat, mund të kthehet në një pykë që vendoset me policisë dhe politikës duke e forcuar më shumë dyshimin e dyanshëm. /DW/

Në trend

Më shumë
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Magazina
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Magazina
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Magazina
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar

Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar

Magazina
Kalo në kategori