LAJMI I FUNDIT:

Trump kërkon zëvendësimin e shpejt të gjykatëses Ginsburg

Trump kërkon zëvendësimin e shpejt të gjykatëses Ginsburg

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe republikanët në Senat, thanë më 19 Shtator se do të lëviznin me shpejtësi për të gjetur një pasardhës të Gjykatës Supreme, pas vdekjes së gjykatëses liberale Ruth Bader Ginsburg.

Ginsburg, 87 vjeç, vdiq më 18 shtator, duke krijuar një zhvillim dramatik që u jep republikanëve një shans për të zgjeruar shumicën e tyre konservatore në gjykatë në 6-3, në një kohë që vendi është i ndarë thellë, disa javë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

“Ne u vumë në këtë pozitë të fuqisë dhe rëndësisë për të marrë vendime për njerëzit që na zgjodhën me kaq krenari, më e rëndësishmja prej të cilave është konsideruar prej kohësh të jetë zgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara”, tha Trump në Twitter.


“Ne e kemi këtë detyrim, pa vonesë!”, tha ai.

Demokratët, përfshirë kundërshtarin presidencial Joe Biden, kanë thënë që fituesi i zgjedhjeve duhet të zgjedhë zëvendësimin e Ginsburg. Çdo emërim i Trump në Gjykatën Supreme duhet të miratohet me një shumicë të thjeshtë në Senat, ku Republikanët mbajnë një shumicë prej 53-47.

Republikanët do të duhet të nxitojnë për të kaluar të gjitha pengesat procedurale për të marrë një votë në Senatvetëm 45 ditë para zgjedhjeve.

Sidoqoftë, edhe nëse Demokratët fitojnë zgjedhjet dhe një shumicë në Senatit, nuk ka asgjë në Kushtetutë që i ndalon Trumpin dhe Republikanët të miratojnë një gjyqtar përpara se një Kongres i ri të betohet më 3 janar. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori