LAJMI I FUNDIT:

Inspekcioni mbyll tetë lokale në Ferizaj

Inspekcioni mbyll tetë lokale në Ferizaj

Nën dyshimin se kanë ushtruar veprimtari devijante komuna e Ferizajt njofton se tetë lokale janë mbyllur nga Inspekcioni.

Në njoftim e komunës bëhet e ditur se lokalet janë mbyllur mbrëmjen e së shtunës (dje).

“Mbrëmë, Inspektorati i Komunës, bashkë me Njësinë kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore të Policisë së Kosovës, në aksionin që nisi ditë më parë e vijoi edhe mbrëmë, me dyshimin e arsyeshëm për ushtrimin e veprimtarive devijante, mungesën e dokumentacionin përkatës, mosplotësimin e kushteve higjieno-teknike, mbyllën 2 lokale në rrugën “Qamil Ilazi”, 3 lokale në “Shën Tereza”, dhe 3 lokale me nga një në rrugët “Remzi Hoxha”, “Rexhep Bislimi”, “Hamëz Jashari””, thuhet në njoftim.