LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Qytetarët do të fluturojnë me pasaporta të Kosovës në linjën ajrore Kosovë-Serbi

Abrashi: Qytetarët do të fluturojnë me pasaporta të Kosovës në linjën ajrore Kosovë-Serbi

Përkundër krijimit të mini-Shengenit për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave, me linjën ajrore Kosovë-Serbi, qytetarët e vendit tonë do të fluturojnë vetëm me pasaportë të Kosovës në Beograd.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka thënë për KosovaPress, se janë intensifikuar bisedimet me njërën prej aviokompanive më serioze “Lufthansa”, ku edhe është arritur drafti i parë për marrëveshje.


Abrashi duke e quajtur këtë marrëveshje strategjike, thotë se në kudër të zotimeve që janë arritur në Shtëpinë e Bardhë për krijimin e një zone të lirë për lëvizjen e njerëzve, gjithsesi prej secilit aeroport duke përfshirë edhe atë nga Beogradi, në të ardhmen udhëtohet me pasaporta të Kosovës.

“Do të ketë edhe disa linja specifike me inertes nacional dhe kjo është në kuadër të kësaj marrëveshje, sepse një kompani e ‘Lufthanses’ ka shprehur interesim që të menaxhoj këtë linjë. Prandaj, jemi duke punuar me një marrëveshje më gjithëpërfshirëse me këtë kompani, pastaj të shohim. Gjithsesi me pasaportë. Ka iniciativë që të udhëtohet nëpër regjion vetëm me letërnjoftime ose të hiqen edhe të gjitha barrierat dhe pengesat që ekzistojnë nëpër cilindo kufij, sepse ne kemi barrierat që pengojnë lëvizjen e lirë, sidomos me Serbinë. Prandaj, në kudër të marrëveshjes dhe zotimeve që janë arrit në Uashington, kemi edhe zotimin për krijimin e një zone të lirë për lëvizjen e njerëzve, por gjithsesi prej secilit aeroport duke përfshirë edhe nga Beogradi në të ardhmen udhëtohet me pasaporta të Kosovës, që do të thotë se do ta njohin shtetin e Kosovës”, thotë Abrashi.

Pas marrëveshjes së nënshkruar në Washington nga Kosova dhe Serbia më 4 shtator, ditë më parë janë nënshkruar edhe letrat e interesit, për të ndihmuar financimin e ndërtimit të “Autostradës së Paqes”, e cila është njëra ndër pikat e marrëveshjes ekonomike të nënshkruar në Shtëpi të Bardhë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Osmani takohet me zv.presidentin e MCC: Granti prej mbi 200 milionë euro do ta transformojë sektorin e energjisë

Osmani takohet me zv.presidentin e MCC: Granti prej mbi 200 milionë euro do ta transformojë sektorin e energjisë

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px

Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px

Melodia Px
10 arsye pse duhet të studioni në UBT!

10 arsye pse duhet të studioni në UBT!

UBT
​​Valtech blen Kin + Carta’n, kompani prezente edhe në Kosovë

​​Valtech blen Kin + Carta’n, kompani prezente edhe në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori