LAJMI I FUNDIT:

Kush është Keyan Safyari? I dashuri i ri i artistes shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha

Kush është Keyan Safyari? I dashuri i ri i artistes shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha

Këngëtarja Bebe Rexha tashmë ka një të dashur të ri – dhe më poshtë do ua zbulojmë se kush është ai.

Artistja me origjinë shqiptare befasoi ndjekësit këtë javë kur publikoi një fotografi në Instagram, përmes të cilës në një mënyrë zbuloi partnerin e ri.

Dhe pritja mori fund kur këngëtarja 31 vjeçare u pa duke u puthur me të.


https://twitter.com/BebeRexhaChina/status/1307169972813086721

Mashkulli misterioz, që ia rrëmbeu zemrën bukuroshes së njohur, është Keyan Safyari, por kush është ai në të vërtetë?

Këtu keni gjithçka që duhet të dini për të dashurin e ri të biondes:

Kush është Keyfan Safyari?

Keyan Safyari është producent, regjisor dhe kinematograf për filma artistikë, shfaqje televizive, reklama dhe video muzikore.

Safyari u diplomua në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë në Northridge në studimet Bachleor për Regji Filmi.

Ai më pas formoi ‘Moving Images Entertainment’, një kompani e cila specializohet në të gjitha aspektet e prodhimit. I njëjti është i pranishëm edhe në Instagram, por e mban profilin e tij privat.

Sidoqoftë, biografia e tij thotë se është gjithashtu një fotograf, artist dhe lojtar hokej, i cili jeton dhe vepron në Los Angeles.

Keyfan Safyari

Keyan Safayari ka zyrtarizuar lidhjen me Bebe Rexhën

Të enjten (17 shtator) u konfirmua që Keyan Safyari është duke u takuar me këngëtaren Bebe Rexha, pasi dyshja u fotografuan duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

Artistja nga Dibra zbuloi në një postim në Instagram se i ka blerë të dashurit Ferrari për ditëlindje, duke publikuar një fotografi të tyre të përbashkët.

Sido që të jetë, ajo vendosi një simbol të zemrës në fytyrën e tij duke i bërë kuriozë më shumë fansat për partnerin e saj.

Dhe pas gjithë bujës që bëri krijuesja e hitit “I’m A Mess”, vetëm pak më vonë u konfirmua romanca e dyshes së famshme.

Keyfan Safyari dhe Bebe Rexha

Fansat uruan Bebe Rexhën për romancën e re

Fansat e kanë uruar Beben në Twitterin e saj, me shumë emocione për romancën e re.

“Bebe Rexha tashmë ka një të dashur dhe jam duke qajtur sepse e ka merituar”, shkroi një përdorues i Twitter.

“Jam shumë e lumtur për të”, shtoi një tjetër.

Derisa një i tretë vazhdoi, “Dyshja duken shumë të lumtur së bashku – urime Bebe”.

Keyfan Safyari dhe Bebe Rexha

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Habit moderatori Ronaldo Sharka: Jam në ditët e mia të ciklit menstrual, edhe meshkujt përjetojnë të njëjtat simptoma

Habit moderatori Ronaldo Sharka: Jam në ditët e mia të ciklit menstrual, edhe meshkujt përjetojnë të njëjtat simptoma

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Sa e turpshme” - Aktorja që bëri stërvitje gjatë fluturimit kritikohet nga shumë fansa

“Sa e turpshme” - Aktorja që bëri stërvitje gjatë fluturimit kritikohet nga shumë fansa

Magazina
Kalo në kategori