Bizneset në Maqedoni kërkojnë masa të reja ekonomike për zbutjen e pasojave nga COVID-19
Ekonomia e Maqedonisë së Veriut do të përballet me pasoja të rënda, nëse qeveria së shpejti nuk del me masa serioze për t’i ndihmuar bizneset, në veçanti pas paralajmërimeve se vendi mund të përballet me valë të re të koronavirusit. Kjo, sipas sindikatave të punëtorëve dhe organizatës së punëdhënësve, do të çojë në shtrëngim masash që do të godasin bizneset, të cilat në pamundësi që t’i shlyejnë obligimet ndaj punëtorëve, do të jenë ë detyruara të shkurtojnë vendet e punës.
Qeveria ende zyrtarisht nuk ka dalë me masat e reja, por siç bëhet e ditur, ajo do të vazhdojë me ndihmat për kompanitë për pagesën e rrogave, por me disa ndryshime, në mënyrë që të parandalohet keqpërdorimi nga drejtuesit e bizneseve. Do të përfitojnë edhe pensionistët me të ardhura më të ulëta se 15,000 denarë (rreth 250 euro), si dhe kategori tjera të qytetarëve në nevojë.
“Pakoja e re do të jetë dukshëm më e madhe sesa ato të mëparshmet dhe do të përfshijmë më shumë kategori të qytetarëve”, kanë bërë të ditur nga Ministria e Ekonomisë.
Por, organizata e punëdhënësve kërkon që këto masa të miratohen sa më parë, si dhe të ketë lehtësira dhe kritere tjera në përfitimin e tyre.
“Masat e para, edhe pse ishin shumë voluminoze sa i përket sasisë së mjeteve, një pjesë e tyre nuk janë shfrytëzuar për shkak të kritereve të rigoroze dhe jo të njëjta për të gjitha kompanitë. Një nga kriteret ishte që kompanitë të kenë rënie prej 30 për qind të të ardhurave që të mund të përfitojnë ndihmën, kështu që shumë prej kompanive që kishin 29, 27 apo 25 për qind rënie nuk përfituan asgjë”.
“Ndërkohë, që kishte kompani që nuk kishin rënie të të ardhurave, por kishin rritje të shpenzimeve, që do të thotë se këto nuk arritën që t’i mbulojnë humbjet, pavarësisht se morën ndihmën shtetërore. Prandaj, konsiderojmë se duhet të ketë lehtësira në marrjen e ndihmës shtetërore pasi në të kundërtën pasojat do të jenë edhe më të mëdha”, thotë Angel Dimitrov nga organizata e punëdhënësve.
Ndërkohë, drejtuesit e sindikatës së tekstilit kanë drejtuar akuza ndaj kompanive për keqpërdorim të mjeteve, ndërsa qeverinë e akuzojnë për mungesë të kontrollit për mjetet e ndara. Kjo sipas sindikatës ka çuar në rritjen e numrit të të larguarve nga puna.
“25 mijë persona gjenden në regjistrin e Agjencisë së Punësimit. Pse këta janë larguar nga puna kur mbi 200 milionë euro janë dhënë në formë të ndihmës për përballje me pasojat e krizës apo për moslargime nga puna. Askush nuk kërkon llogari se pse ndodh kështu, as Drejtoria e të Ardhurave Publike e as Agjencia për Punësim”.
“Kemi 300 kompani që nuk u kanë dhënë punëtorëve as edhe një denar, ndërkohë nga qeveria kanë marrë nga 14.500 denarë (rreth 250 euro) për çdo të punësuar, ndërsa kemi 7 mijë kompani tjera që nuk ua kanë paguar punëtorëve tërë pagën minimale që e kishin marrë si ndihmë për pagat e punëtorëve. Bëhet fjalë për kompani të mëdha që kanë marrë ndihmën më të madhe”, ka deklaruar Kristina Anteva, përfaqësuese e sindikatës së punonjësve të tekstilit.
Alaudin Zeqiri, profesor i Ekonomisë në Universitetin e Tetovës, thotë se ndihma e shtetit duhet t’i përfshijë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që përfshijnë një numër të madh të punonjësve.
“Këtu doemos që duhet t’i jepet një aksent inkubatorëve të biznesit, që përfshijnë ndërmarrjet e vogla dhe mesme që t’i jepet impuls financiar për të mbajtur sadopak një impuls financiar deri në fund të këtij viti kalendarik. Qeveria duhet të ketë një pasqyrë reale pasi nga kjo në mënyrë direkte varen edhe punonjësit, pagat, pagesat tjera e resurset”, thotë Zeqiri.
Qeveria deri tani ka miratuar tri pako të masave në vlerë prej 500 milionë eurosh, që kryesisht kishin të bënin me pagat e punëtorëve në vlerë prej 14.500 denarësh për çdo kompani që ka humbje në punë apo që nuk largon punëtor. Ndihma janë dhënë edhe për shtresat tjera sociale, me paga më të ulëta se ajo minimale, për nxënës, studentë, e madje edhe për turizëm vendor./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A