LAJMI I FUNDIT:

iOS 14: iPhone i ri i tregon përdoruesit se kur është duke u përgjuar ose gjurmuar

iOS 14: iPhone i ri i tregon përdoruesit se kur është duke u përgjuar ose gjurmuar

Apple ka lëshuar së fundmi në treg versionin e qarkut iOS 14, me disa përmirësime madhore si dhe me hile të tjera më të vogla për mënyrën e funksionimit të iPhone.

Një prej këtyre të fundit është opsioni i privatësisë i cili i jep përdoruesve më shumë informacion mbi mënyrën si dhe kur janë duke u përgjuar dhe ndalon aplikacionin përkatës ta bëjë këtë.


Celulari i ri ka një dritë të gjelbër ose portokalli në cep që tregon se kur një aplikacion përdor mikrofonin apo kamerën e celularit tuaj. Nëse drita ndizet do të thotë se programet po përgjojnë përdoruesin.

Nëse drita është portokalli atëherë ajo i referohet mikrofonit të aparatit dhe nëse është e gjelbër do të thotë se po përdoret kamera juaj.

Nëse kaloni me gisht poshtë në ekran, hapet dritarja e qendrës së kontrollit dhe tregohet se cili aplikacion po e bën këtë.

Sinjali funksionon si për aplikacionet e vetë Apple ashtu dhe palë të treta apo ato pirate.

Zakonisht përdoruesit provojnë përdorime të caktuara gjatë instalimi të aplikacioneve, por deri tani nuk ishte ditur se kur e bënin ato këtë.

Opsioni është pjesë e disa ndryshimeve që Apple ka shtuar pas kritikave për të qenë më transparent mbi të dhënat e përdoruesve.

Apple ka marrë disa angazhime publike për privatësinë e përdoruesve teksa kreu ekzekutiv Tim Cook i është referuar asaj si “një nga të drejtat njerëzore”. /TCh/

Në trend Teknologji

Më shumë
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Tregu i PC-ve në SHBA kishte tremujorin më të mirë në 10 vitet e fundit, thotë Gartner

Tregu i PC-ve në SHBA kishte tremujorin më të mirë në 10 vitet e fundit, thotë Gartner

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Kalo në kategori