Hristo Atanasov dhe Nexhbi Hasan ose Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski. Ish figurat kryesore në DSK që u arratisën në Greqi me identitete të rremë ende janë të pakapshëm për t’u gjykuar për përgjimet e paligjshme dhjetë vjeçare. Kërkesa e fundit e Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e tyre është dërguar në 14 dhjetor të vitit 2018, ku në mënyrë të hollësishme është shpjeguar pse ish-agjentët sekret duhen ekstradohen në vend.
Ministria e Drejtësisë:
“Ne shpjeguam në detaje përse vendimi i presidentit të atëhershëm Gjorge Ivanov ishte i pavlefshëm, më pas se ky vendim është i pazbatueshëm ndërsa iu referuam edhe faktit se për një lëndë të PSP-së Gjykata Supreme nuk është prononcuar.”
Kolegët nga Ministria Greke e Drejtësisë deri më tani nuk kanë kërkuar nga shërbimet tona shpjegim pse falja e Ivanovit është e paligjshme dhe këta të dy duhet të ekstradohen. Nga ministria e Drejtësisë pohojnë se ende nuk ka vendim zyrtar mbi kërkesën për ekstradimin e tyre nga pala greke.
Ministria e Drejtësisë>
“Në disa raste është intervenuar që të ketë përgjigje, por kompetentët u përgjigjën se personat nuk mund të detektohen.”
Dy kërkesa për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit u janë dërguar autoriteteve greke. E para në nëntor të vitit 2017 dhe e dyta në dhjetor të 2018. Dyshja e DSK-së u arrestua tre vjet më parë në aeroportin e Selanikut në përpjekje për të ikur në Hungari. Gjykata e Selanikut vendosi që ata të ekstradoheshin në vend, por Gjykata Supreme në Athinë vendosi ndryshe – të mos i ekstradojë ata me arsyetimin se të dy janë falur dhe ishin pjesë e amnistisë së ish presidentit Gjorge Ivanov./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze