Kërkesa e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për postin e presidentit po shihet si e padrejtë dhe e panevojshme nga partneri i saj qeverisës Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Megjithëkëtë në partinë e Isa Mustafës thonë koalicioni qeverisës është i qëndrueshëm dhe stabil.
Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi ka thënë në një intervistë për KosovaPress, se mospajtimet brenda koalicionit mund të jenë edhe të natyrshme. Teksa shton se takimet mes krerëve të partive në koalicion janë të rregullta dhe diskutojnë për çështje të ndryshme të koalicionit.
“Për presidentin, marrëveshjen të cilën e kemi nënshkruar dhe deri sot nuk është diskutuar. Është e vërtet që zyrtarë të AAK-së, duke përfshirë edhe vet kryetarin Haradinaj kanë shpreh interesin e tyre për atë pozitë. Nuk është diskutuar deri më tani, por me afrimin e kohës kur është edhe mandati i përcaktuar, sepse tani është, e shohim të padrejtë dhe të panevojshme tani kur kemi një president në detyrë. Megjithatë, kur të vjen koha e përshtatshme dhe zgjedhjet për president, atëherë duhet të ulemi dhe të shohim si janë mundësitë dhe kush duhet të jetë ajo figurë”, thotë Abrashi.
Derisa javë më parë Abrashi kishte thënë se presidenti i takon LDK-së, ai tashmë deklaron se nuk e kanë e trajtuar ende këtë çështje se kujt i takon pozita e presidentit.
Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që pjesë e ‘lojës’ për president të bëhet edhe PDK-ja.
“Nuk e kemi trajtuar fare si temë besoj që pas Vitit të Ri, atëherë edhe kur fillojnë afatet të rrjedhin atëherë duhet të ulemi dhe të diskutojmë… Takime ka. Krerët janë takuar edhe javën e kaluar. Përpos çështjeve të koalicionit dhe qeverisjes, është diskutuar shumë edhe për dialogun”, thekson ai.
Ministri i Infrastrukturës, Abrashi ka thënë se pavarësisht mospajtimeve, koalicioni është i qëndrueshëm me AAK-në.
“Koalicioni është i qëndrueshëm, tash ka edhe kritika, ka këshilla për secilën çështje. Të cilat duhet të merren si të natyrshme, e mira është që krerët ose ata që e mbikëqyrin koalicionin si kryetari Mustafa dhe Haradinaj takohen në baza të rregullta dhe diskutojnë edhe për çështjet të ndryshme edhe për koalicion. Mendoj s është stabil dhe nuk e shoh ndonjë problem në këtë aspekt”, theksoi Abrashi.
Sfiduese për Qeverinë e Kosovës mbetet edhe plani për rimëkëmbje ekonomike që nuk po arrin të kalon në Kuvend.
Abrashi thotë se projektligji për rimëkëmbje ekonomike është përtej interesave politike. Ai ka treguar se shefat e Grupeve parlamentare janë takuar për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje që prek mirëqenien e secilit qytetarë dhe për biznese.
“Reagimet nuk kanë qenë të mira nga asnjë palë, ka pasur kritika edhe nga Odat ekonomike të vendit, të cilat e dinë peshën e kësaj pakoje të rimëkëmbjes. Edhe një herë i bëjmë ftesë që të vendoset si pikë e parë e rendit të ditës gjatë ditëve në vijim. Besoj që do t’i kemi numrat për këtë pako, sepse është një projekt që prek mirëqenien e secilit qytetarë, mbi të gjitha një projekt që jep një shpresë më të madhe për secilin biznes në Kosovë. Prandaj, shkon përtej vijave partiake e politike… A jeni duke negociuar me partitë opozitare që të arrihet ky ligj? E di që dje janë takuar shefat e Grupeve parlamentare, por nuk kam më shumë detaje rreth kësaj”, thekson Abrashi.
Për planin e rimëkëmbjes ekonomike që parasheh edhe tërheqjen 10 përqind të kursimeve në Trust ka pasur dy tentime në Kuvend, megjithatë nuk kishte kuorum të mjaftueshëm për votim. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?