LAJMI I FUNDIT:

Dritës i shtyhen dy ndeshjet e para në Superligë, shkak ndeshja me Legian

Dritës i shtyhen dy ndeshjet e para në Superligë, shkak ndeshja me Legian
(Foto: ffk-kosova.com)

Drita nuk do të luajë në dy xhirot e para në Superligën e Kosoës, pasi që duhet të bëhet gati për ndeshjen ndaj Legia Varshavës në kuadër të Ligës së Evropës.

Kampioni i Kosovës kishte bërë kërkesë që ndeshjet e para t’i shtyhen, gjë që është aprovuar nga Komisioni i Garave.

“Komisioni i Garave ka aprovuar kërkesën e FC Drita që ndeshjen e javës së parë kundër Llapit dhe ndeshjen e javës së dytë kundër Trepçës’89 t’i shtyjë për më vonë për shkak të pjesëmarrjes në garat e Ligës së Evropës”, thuhet në njoftim.


Klubi i Dritës ka filluar t’i merr menjëherë masat e duhura për këtë ndeshje të rëndësishme ndaj Legias.

Në këtë rund, “bardhekaltërit” do kenë mision të vështirë, pasi që do të ballafaqohet me 14 herë kampionin e Polonisë, Legia Varshava.

Drita do të udhëtojmë përsëri për qytetin bregdetar të Durrësit. Do të vendosemi në hotelin ‘Tropikal’ për t’u përgatitur për ndeshjen në Poloni.

‘Intelektualët’ të gjitha përgatitjet administrative dhe testet për Covid-19 do t’i kryejnë në shtetin shqiptar.

Legia– Drita do të zhvillohet me datën 24 shtator dhe në rast të fitores atëherë në rundin e tjetër do të luaj ndaj skuadrës azere, Qarabag. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania

Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Përfaqësueset
William Gallas tregon lojtarin të cilin Arsenali është dashur ta transferojë këtë verë

William Gallas tregon lojtarin të cilin Arsenali është dashur ta transferojë këtë verë

Premier League
Kalo në kategori