LAJMI I FUNDIT:

Shembet krani 50 metra i lartë në portin e Valencias, brenda gjendej punonjësi i cili mrekullisht i shpëton më të keqes

Shembet krani 50 metra i lartë në portin e Valencias, brenda gjendej punonjësi i cili mrekullisht i shpëton më të keqes

Ky është momenti shokues kur krani 55 metra i lartë shembet në portin detar derisa një punonjës ishte ende brenda kabinës, pasi u përplas nga një kontejner i madh i mallrave.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin rrëqethës në portin e Valencias në Spanjë, kur “këmbët” e kranit fillojnë të lëvizin ku më pas shembet e tërë struktura e metaltë, transmeton Telegrafi.


E një punonjës i portit i identifikuar si Roberto Manez Blanco, 48-vjeç, ende po operonte me kranin kur në ato momente u shemb.

Ai madje nuk pati kohë të aktivizojë alarmin për të paralajmëruar kolegët e tij për ta shmangur më të keqen. Për fat të mirë Blanco i ka shpëtuar vdekjes, por jo edhe lëndimeve – pasi ka brinjë të thyer.

Videoja është filmuar gjatë 13 shtatorit, e ishte një kontejner gjigant që e goditi kranin që po transportonte mallra nga një anije 400 metra të gjatë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori