LAJMI I FUNDIT:

​Hoti e Hoxhaj përplasen për Asociacionin

​Hoti e Hoxhaj përplasen për Asociacionin

Kryeministri Avdullah Hoti në seancën e sotme plenare ia ka atribuuar PDK-së temën e themelimit të asociacionit të komunave serbe. Këtë temë kreu i qeverisë tha se nuk do të hap në Bruksel. Por partia e Kadri Veselit iu kundërpërgjigj Hotit duke thënë se këtë marrëveshje ka nënshkruar ish kryeministri, Isa Mustafa.

Hoti duke iu kundërpërgjigjur deputetëve opozitar tha se Kosova nuk ka humbur asgjë nga marrëveshja e Uashingtonit me Serbinë.

“Çka humb Kosova, hajde po i listojmë asgjë. Në marrëveshje nuk humbë asgjë, a është marrëveshja perfektë, nuk është. Do të ishte nëse do të kishim mbyllë në Uashington me njohje reciproke dhe do të kishim ecë përpara si dy shtete normale në integrime euro-atlantike. E dyta nuk e kemi pranuar min-shengnin e Novi-Sadit profesor Hoxhaj e kemi kundërshtuar. E kemi pranuar mini-shengenin ne Uashingtonit si palë e barabarta në këtë marrëveshje. Për liqenin e Ujmanit lexoni me kujdes marrëveshjen. Kush ka problem që Departamenti për Energji në ShBA të bëj një studim të fizibilitetit për mënyrën si do të shfrytëzohet uji i liqenit të Ujmanit”, tha ai.


Përkundër që sot është konsideruar ditë e rrezikshme nga presidenti Thaçi, kryeministri Hoti tha se sot është ditë normale me diell.

“Asociacionin e kemi gjetur në mesin e juaj, këtu. Asociacionin nuk jam duke e negociuar. Temën e Asociacionit, kjo qeveri nuk e ka hapur edhe nuk do të hapet. Sot është cilësuar si një ditë e rrezikshme, por është normale me diell ku në Kuvend po diskutohet me juve”, tha ai.

Por i shpejt ishte reagimi i deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili tha se atë e ka nënshkruar ish kryeministri Isa Mustafa.

Hoxhaj po ashtu ngriti mëdyshje rreth njohjes së Izraelit, pasi sipas tij ende nuk ka ardhur letra zyrtare për këtë njohje.

“Asociacionin nuk e ke gjetë në mesin tonë, por në mesin e LDK-së, sepse kryeministri Mustafa e ka nënshkru, edhe unë jam kanë ministër i Jashtëm. Pra nuk e ke gjetur në mesin e këtyre kolegëve, por vetëm në mesin e LDK-së dhe unë kam qenë ministër i Jashtëm, e di. Tjetër është marrëveshja e prillit, e tjetër ajo e Asociacionit”, tha Hoxhaj. /KP/