Kreu i LDK-së, Isa Mustafa shpreh se, ende ka disa dyshime mbi idenë e Mini-Schengen që i ka shprehur dhe më herët dhe që kanë të bëjnë me krijimin e një mini-Jugosllavie dhe rritje të ndikimit rus në rajon.
Mustafa thotë se, gjithashtu ka vërejtje dhe për krijimin e një unioni doganor pasi Kosova nuk ka kufi në asnjë prej vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
“Jo, ashtu siç shtrohej atëherë, veçmas nga Serbia, unë kam dyshuar dhe do dyshoj edhe sot që në qoftë se rrëshqasim atje, do të kemi probleme. Mirëpo ne do të jemi të kujdesshëm. Vërejtjet kryesore kam pas tek unioni doganor që nuk na përgjigjet ne që të bëjmë një marrëveshje t’unionit doganor, të vendeve të Ballkanit Perëndimor për arsye të pozitës gjeografike që ka Kosova tek Ballkani Perëndimor. Sepse jemi në mes të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe nuk kemi qasje me asnjë kufi të një vendi që i përket Bashkimit Evropian, prandaj dhe importi dhe eksporti por edhe sistemi doganor do të duhej të zhvillohej qoftë përmes Serbisë, përmes Shqipërisë, përmes Malit të Zi, përmes Maqedonisë së Veriut, e të tjera, që neve sna përgjigjet sepse pastaj e bëjmë një kalim të sovranitetit shtetëror te këto vende”, thotë kreu i LDK-së, në një intervistë në Euronews Albania.
“Tek çështja e Mini – Schengenit ne nuk e kemi të qartë akoma se çfarë nënkuptohet krejt me Minishengenin, çka nënkuptojmë ne si Kosovë, çka nënkupton Serbia, çka nënkupton Shqipëria, çka nënkupton Maqedonia e Veriut. Dëshiron edhe Mali i zi të aderojë këtu, e dëshiron pastaj edhe Bosnja, e të tjera”, ka shtuar më tej ish-kryeministri i Kosovës.
I pyetur nëse kanë qenë të ekzagjëruara kritikat ndaj Kryeministrit Edi Rama, Mustafa tha në Euronws Albania se ato s’kanë qenë në raport me të personalisht, por me idenë e Mini- Schengenit.
“Po tani nuk kemi pas, ne, as unë vet, sepse unë vetë jam deklaruar, kam pas deklaratë mjaft eksplicite lidhur me atë. Asgjë s’kemi pas me kryeministrin Rama. Kemi pas me vetë konceptin e Minishengenit sepse kemi dasht që ky koncept të mos marrë formën e një shengeni ose minishengeni, përkatësisht të mos institucionalizohet sepse po ta institucionalizojmë atëherë duhet të organizohemi bashkarisht ose të kemi një sistem të organizimit i cili pastaj implementon këtë. Dhe vërejtjen e kemi bërë më tepër për natyrën e Mini-Schengenit, jo se kryeministri Rama e ka përkrahur këtë dhe në fund kemi ardh dhe jemi pajtu edhe unë edhe kryeministri Rama se fjala është për Procesin e Berlinit dhe për atë çfarë ne jemi marrë vesh në Procesin e Berlinit”, tha Mustafa.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KQZ-ja miraton planin operacional për zgjedhjet
Shqipëria do të organizojë Kongresin Botëror të Ligjit 2027, Rama nga Spanja: Do të sjellë tre mijë juristë
Murtezani-Papadopullu: Maqedonia e Veriut dhe Greqia duhet të vazhdojnë të punojnë në përforcimin e stabilitetit rajonal
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj
A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër