Me zbatimin e teknologjisë ECMO në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” i shpëtohet jeta një 45- vjeçari me Covid-19. Astrit Selimaj ishte i pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore me COVID-19, pneumoni në fazë të avancuar. Për këtë shkak së pari u vendos në respirator por pas mendimit konsiliar të ekipit të mjekëve të “Acibadem Sistina” dhe infektologut, pacienti u transferua në aparatin ECMO që ishte më i rëndësishëm për shpëtimin e jetës së tij. Astriti është pacienti i parë në Maqedoni i cili është i shëruar nga Covid-19 me zbatimin e kësaj teknologjie.
Për shëndetin e tij u përkujdes një ekip mjekësh me përvojë nga spitali “Acibadem Sistina”- Dr. Mitko Karagjozov, shef i kirurgjisë torakovaskulare, Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq, shef i kardiokirurgjisë, Dr. Dimçe Slaveski, shef i anestezionit të kardiokirurgjisë, kardioperfuzionistët Petar Trajkovski dhe Sasho Stoillov, Dr. Nikolla Shikov, shef i kujdesit të përgjithshëm intensiv dhe infektologët Dr. Patricija Kallamaras dhe Dr. Harallambos Sidiropulos.
“Për herë të parë tek një pacient me Covid-19 u zbatua teknologjia e aparatit ECMO që posedon Spitali Klinik “Acibadem Sistina”. Aparati ECMO i mundësoi pacientit që të mbijetojë, gjendja në mushkëritë iu përmirësua, aparati ECMO u ç’kyç, dhe pas kësaj pacienti merrte frymë përmes respiratorit. Kur gjendja iu përmirësua dhe parametrat ishin në kufijtë e normales larguam respiratorin, pacienti u kthye në mënyrën normale të jetës. Për fat të mirë, për gëzimin tonë të madh ai sot e lëshon spitalin. Jemi krenar sepse “Acibadem Sistina” edhe një herë dëshmoi se është spital i madh me teknologji të përkryer dhe mjekësi të lartë dhe se mund të përballet edhe me komplikimet më të rënda që i shkakton Covid-19”, tha Dr. Mitko Karagjozov, mr.sci, shef i kirurgjisë torakovaskulare në “Acibadem Sistina”.
Dr. Dimçe Sllaveski, shef i anestezionit të kardiokirurgjisë thotë se aparati ECMO është opsioni i fundit dhe shans për mbijetesën e të sëmurëve kritikë me COVID-19.
“Në rastet kur tek pacienti as respiratori nuk mund ta sigurojë sasinë e mjaftueshme të oksigjenimit në organizëm atëherë mbetet vetëm aparati ECMO, që është zëvendësim për mushkëritë në organizëm. Domethënë, në fazë kur respiratori nuk mund ta sigurojë oksigjenimin e duhur për pacientin, konsiliumi i mjekëve mori vendim ta vendosim pacientin në aparatin ECMO, dmth. në oksigjenim membranor ekstra-korporal që zëvendëson punën e mushkërive”, tha Dr. Sllaveski.
Aparati ECMO paraqet shpresë të re në trajtimin e pacientëve të sëmurë rëndë me Covid-19, thotë infektologu Dr. Patricija Kallamaras. Ajo tregon se së bashku me ekipin e “Acibadem Sistina” kanë arritur sukses të madh në trajtimin dhe mjekimin e koronavirusit.
“Spitali Klinik “Acibadem Sistina” është spitali i parë në Ballkan që përdori aparatin ECMO në trajtimin e një pacienti me Covid. Pa teknologjinë ECMO pacienti nuk do të mbijetonte. Tani e tutje mendoj se ky aparat do të përdoret edhe në trajtimin e pacientëve të tjerë me komplikime të rënda. Aparati ECMO është i vetmi aparat që pacientit i jep një jetë të re”, thotë Dr. Kallamaras.
Pas 25 ditësh luftë për jetë, 45 vjeçari Astrit më në fund duke buzëqeshur shkon në shtëpi tek familja e tij. Nuk ka pasur sëmundje të tjera, situata me koronavirus atij iu përkeqësua ndërsa mjekët nga “Acibadem Sistina” ia kanë shpëtuar jetën.
“Erdha më datën 10 gusht me disa simptoma dhe pas trajtimit që më është bërë këtu falënderoj Zotin më së pari, mjekët këtu, komplet stafin, në veçanti Nikollas Shikov, m’ka kontrollu më së shumti. Ndihem jashtëzakonisht i lumtur që po kthehem tek familja pas 25 dite, ndihem jashtëzakonisht i lumtur. Nuk kam pasur sëmundje tjera, nuk kam pasur ndonjë sëmundje kurgjo tjetër të veçantë”, tha pacienti 45 vjeç.
Gati një muaj zgjati lufta për jetën e Astritit. Falë teknologjisë ECMO dhe mjekëve me përvojë të “Acibadem Sistina” ai tani është në gjendje të mirë shëndetësore
“Atij do t’i nevojitet një periudhë për rehabilitim, por të gjitha analizat tregojnë se ai është në gjendje të mirë”, thotë Nikolla Shikov, specialist në anesteziologji me mjekim intensiv.
Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ofron kujdes të lartë dhe trajtim të pacientëve me COVID-19, me siguri maksimale në një pjesë të veçantë dhe të izoluar nga spitali që është e dedikuar vetëm për pacientët pozitive në COVID-19.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Evropiani më i pasur, "i zemëruar me qeverinë franceze" - mendon të investojë më shumë në Amerikën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale