LAJMI I FUNDIT:

Biznesmeni i njohur italian: Kam pasur sëmundje edhe më të keqe, COVID-19 mund të mposhtet

Biznesmeni i njohur italian: Kam pasur sëmundje edhe më të keqe, COVID-19 mund të mposhtet

Biznesmeni italian Flavio Briatore tha të martën se ai kishte pasur sëmundje më të këqija pasi u rikuperua nga COVID-19.

Sipas ANSA, përcjell Telegrafi, biznesmeni 70-vjeçar, një ish-shef i F1 dhe pronar i klubit të natës ‘Billlionaire’ në Sardenjë, pati një trajtim në Spitalin San Raffaele të Milanos me sëmundjen muajin e kaluar.


Po sipas të njëjtit medium, ai ishte një kritik i zëshëm i kufizimeve të lidhura me coronavirusin para se ta kontraktonte atë.

“Nuk dua ta heq sëmundjen, por vitin e kaluar isha shumë i sëmurë. Kam pasur pneumoni”, tha ai në një video të postuar në Instagram.

“Edhe atë kohë më morën në San Raffaele dhe isha vërtet keq”.

“Nuk ishte absolutisht e krahasueshme me 24 ditët e fundit. Isha tre ose katër ditë në spital dhe më pas u mjekova në shtëpinë e (politikanes së djathtë) Daniela Santanchè”.

“Unë mendoj se është detyra ime të flas për përvojën time sepse kam kuptuar që COVID mund të mposhtet dhe histeria kolektive psikologjike nuk duhet të ushqehet”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori