LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla kërkon që Irlanda të përkrahë njohjen reciproke në kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë

Haradinaj-Stublla kërkon që Irlanda të përkrahë njohjen reciproke në kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Republikës së Irlandës, Simon Coveney.

Kryediplomatja Haradinaj Stublla, pasi shprehu mirënjohje për Irlandën si pjesë e grupit të parë të shteteve që kanë njohur Kosovën në ditët e para të shpalljes së pavarësisë, e njoftoi ministrin Coveney për marrëveshjen e Uashingtonit, dhe kërkoi që edhe Irlanda të përkrahë njohjen reciproke në kufijtë ekzistues si epilog përfundimtar mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ministri Coveney më konfirmoi përkrahjen e fuqishme të Irlandës për zgjerimin e Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se anëtarësimi në BE do të ketë efekt të fuqishëm transforumes dhe ndikim të madh stabilizues në rajon. U pajtuam që të thellojmë bashkëpunimin bilateral për të forcuar lidhjet tona politike e ekonomike, dhe të orientojmë rininë e Kosovës drejt BE-së – në shtëpinë e tyre natyrale, gjeografike e politike”, tha Haradinaj Stublla. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori