Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga ana e Qeverisë se Republikës se Kosovës ka pranuar materialet nga Policia kufitare dhe Ministria e Shëndetësisë që kanë të bëjnë me “Qendrën Karantinë” dhe rastin e të ndjerit Agon Musliu.
Komisioni i udhëhequr nga kryetarja e këtij Komisioni, deputetja Mimoza Kusari-Lila vendosi që për mbledhjen e radhës më 22 të këtij muaj të nisin intervistimet me prindin e të ndjerit Agon Musliut si dhe me dëshmitarin tjetër Valdet Hashanit, ndërsa më 23 është paraparë të intervistohen ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe shef i Qendrës Karantinë, Izet Sadiku.
Deputetja Kusari-Lila tha se më datë 22 shtator (e martë) do të intervistohen menaxheri i Qendrës së Karantinës, Valdet Hashani, dhe njëri prind i Agon Musliut.
Ndërsa, ajo ka thënë se të mërkurën do të intervistohen ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe ish-zëvendësministri njëherësh nfektologu Izet Sadiku.
“Paraprakisht do të dakordohemi sot që t’ju dërgohen ftesat. Në listë është ish-ministri Arben Vitia, pastaj prindi i Agon Musliut, Izet Sadiku dhe Valdet Hashani. Që të katërtit”, thotë Kusari Lila.
Ajo po ashtu ka thënë se si Komision kanë pranuar materialin e rastit tragjik të të ndjerit Agon Musliu.
“Sipas kërkesës policia kufitare ka dërguar statistikat e përgjithësuara të kalimeve, transitit e atyre që kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës dhe gjithashtu janë edhe materialet e tjera të Ministrisë së Shëndetësisë që kanë të bëjnë me “Qendrën Karantinë”. Deklarata e të ndjerit Agon Musliu me rastin e pranimit të tij në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës. Materiali me emailin zyrtar të njoftimit të përcjellës së tij pas veprës, përkatësisht ngjarjes tragjike dhe lista e vullnetarëve të cilët janë paraqitur të punojnë vullnetarisht për t’i ndihmuar Ministrisë së Shëndetësisë në qendra të ndryshme”, tha ajo.
Në bazë të raportit të policisë kufitare në periudhën 18 mars-1 qershor gjatë kohës së izolimit të qytetarëve me masa qeveritare, në Kosovës kanë hyrë 60 mijë persona, ndërsa në karantinë kanë hyrë vetëm 1 mijë e 600 persona.
“unë e kam thënë atë ditë edhe në Komision kur kam kërkuar të dhënat prej policisë së kufitare që kanë qenë gjatë asaj periudhe kohore, 18 mars 1 qershor mbi 30 mijë persona që kanë hyrë në Kosovë, ndërsa në bazë të raportit edhe të policisë del që janë më shumë se 60 mijë persona që kanë hyrë në Kosovë, por vetëm mbi 1 mijë e 600 prej tyre janë karantinuar”, ka thënë Haxhiu.
Komisioni po ashtu ka kërkuar nga Ministria e Brendshme që të sjellë materiale të klasifikuara për hyrjet e qytetarëve në Kosovë në bazë të pikave kufitare tokësore dhe ajrore, gjatë kohës kur ishin në fuqi masat për karantinim./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A