LAJMI I FUNDIT:

‘Ata sakrifikuan të moshuarit’: Si u përhap COVID-19 në shtëpitë e kujdesit në Suedi

‘Ata sakrifikuan të moshuarit’: Si u përhap COVID-19 në shtëpitë e kujdesit në Suedi

Banorët e shtëpive të kujdesit janë në mesin e gati gjysmës të të vdekurve të lidhur me COVID-19 në Suedi.

Për këtë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një pjesë e profesionistëve shëndetësorë dhe familjet e viktimave kanë fajësuar ngurrimin e qeverisë për të pranuar pacientë të moshuar në spital.


Moisiu Ntanda ishte 72 vjeç kur vdiq nga coronavirusi në një shtëpi suedeze për të moshuarit.

Familja e tij ka paraqitur një raport policor, duke thënë se kishte disa gabime në kujdesin e tij.

“Xhaxhai im ishte gjithmonë aty për mua. Prandaj po luftoj për të tani”, ka thënë mbesa e tij, Juliana Jihem, për FRANCE 24.

Ntanda vuante nga demenca. Ai u diagnostikua me COVID-19 më 12 prill dhe vdiq vetëm katër ditë më vonë.

“Mjeku na tha se po ndiqnin protokollet për të moshuarit dhe pasi xhaxhai im ishte aq i moshuar dhe i dobët nuk do të merrte kujdes spitalor”, kujton Jihem.

Ndryshe, po sipas FRANCE24, Suedia ka parë më shumë se 5,800 vdekje nga COVID-19 – gati gjysma e tyre në shtëpitë e kujdesit.

Shkencëtarët e shquar kanë kritikuar qasjen e autoriteteve dhe vetë qeveria ka pranuar se nuk arriti të mbrojë në mënyrë adekuate të moshuarit.

“Ata nuk u përpoqën të shpëtonin jetën e tyre. Ata ishin të frikësuar se njësitë e kujdesit intensiv do të mbingarkoheshin dhe nuk mund të kujdeseshin për të rinjtë”, thotë Anders Vahlne, një profesor i virologjisë në Institutin Karolinska. “Dhe kështu ata po përzgjidhnin [pacientët], mendoj paksa ashpër”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori