Fillimi i vitit të ri shkollor është pritur me shumë entuziazëm nga prindërit dhe fëmijët, por jo edhe për shumë prej prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta të cilët nuk kanë mundësi të sigurojnë asistentë për të shoqëruar fëmijët gjatë procesit mësimor. Aktualish, disa vullnetarë janë ata që po u dalin në ndihmë disa prindërve me kushte më të vështira financiare.
Vleroni tashmë është bërë gjashtë vjeçar. Ai e fillon klasën e parë në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë. Prindërit e Vleronit thonë se djali i tyre ka vonesë në zhvillim dhe është hiperaktiv.
“Unë si nënë kam vështirësi të shumta pasi së pari jam e pa punë dhe burrin e kam pa punë. Kam pasur presion kur e kam pasur djalin në parashkollor pasi djalin e kam me vonesë në të folur. Kështu është shumë i dashur me nxënës dhe ka dëshirë të qëndrojë me fëmijë”, shprehet për RTV Dukagjinin Majlinda Gashi- prinde.
Këtë vit Ardea Çakmaku është asistentja vullnetare e cila ka zgjedhur ta shoqëroj Vleronin në shkollë vullnetarisht.
‘’Këtu ka pak nevojë për disa rregullime të themi për shkak se janë bërë disa veçime dhe ndarje për fëmijët me nevoja të veçanta, prandaj ne jemi këtu që të krijojmë një rreth shoqëror që i pranon ata pa marrë parasysh se kanë disa nevoja të veçanta”, deklaroi vullnetarja Ardea Çakmaku.
Leonora Shabani-Bajraktari, asambliste në Komunën e Prishtinës dhe Anëtare e Komitetit për Arsim në këtë komunë thotë se përzgjedhjen e këtyre vullnetarëve po e bënë privatisht .
“Për fat të keq Komuna e Prishtinës do të duhej t’i punësonte deri tani 12 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta por ende nuk e ka bërë këtë punësim. Në vitin e kaluar ka ndodhur një gabim në linjat buxhetore kurse këtë herë sipas drejtoreshës janë kaluar procedura por për një kohë të gjatë është në zyrat e prokurimit në Komunën e Prishtinës dhe ende asnjë asistent nuk është punësuar”, deklaroi Leonora Shabani-Bajraktari.
Sipas Shabanit ky problem duhet të zgjidhet në nivel nacional pasi që me ligj, shteti i njeh ata si të barabartë me fëmijët tjerë, por sipas saj këta fëmijë nuk e kanë ndjerë ende dorën e shtetit./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles