Shtetet e Bashkuara të Amerikës i urdhëruan zyrtarët kufitarë që t’i bllokojnë dërgesat e veshjeve, të pjesëve kompjuterike dhe të disa prodhimeve të tjera, të bëra në disa lokacione të rajonit Ksinjiang të Kinës.
Me këtë veprim, Administrata e Donald Trumpit synon t’i bëjë presion Kinës për trajtimin e myslimanëve ujgurë në Ksinjiang.
Sipas SHBA-së, autoritetet i shfrytëzojnë objektet e prodhimit në këtë rajon për punë të detyruar ose burgim.
Kina besohet se ka ndaluar mbi një milion njerëz nga Ksinjiangu, duke thënë se paraqesin rrezik për sigurinë.
Ajo thotë se programet e saj ofrojnë trajnim dhe shkollim për punë dhe se janë të nevojshme për të luftuar terrorizmin dhe kërcënimet e separatistëve.
Washingtoni dhe Pekini janë përplasur vazhdimisht për këto praktika.
SHBA-ja e ka akuzuar Kinën për abuzim me të drejtat e njeriut.
Urdhrat për bllokimin e dërgesave “i dërgojnë mesazh të qartë komunitetit ndërkombëtar se ne nuk do t’i tolerojmë praktikat e paligjshme, çnjerëzore dhe shfrytëzuese në zinxhirët e furnizimit në SHBA”, tha Mark Morgan, ushtrues i detyrës së komisionarit të Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Kufijve të SHBA-së.
Kina prodhon rreth 20 për qind të pambukut në botë dhe pjesa më e madhe e tij vjen nga Ksinjiangu. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'