LAJMI I FUNDIT:

Emiratet e Bashkuara Arabe miratojnë vaksinën për punonjësit shëndetësorë

Emiratet e Bashkuara Arabe miratojnë vaksinën për punonjësit shëndetësorë

Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se ka miratuar përdorimin e një vaksine kundër coronavirusit te punonjësit shëndetësorë, pas testimeve të suksesshme klinike.

Ministri i Shëndetësisë, Abdul Rahman Mohammed Al Oweis, tha se vaksina mund të përdoret në “raste emergjente”, duke përfshirë stafin shëndetësor të vendit.

Ai tha se vendimi u mor pasi faza e tretë e testimit të vaksinës nuk ka treguar efekte anësore, por ka dëshmuar se krijon antitrupa.


Ministri tha se 31,000 vullnetarë, që përfaqësonin 125 kombësi, kanë marrë pjesë në provat klinike, përcjell REL.

Kompania Sinopharm CNG, me seli në Kinë, e ka zhvilluar vaksinën dhe ka kryer fazën e tretë të provës klinike së bashku me Qeverinë në Abu Dabi dhe firmën e inteligjencës artificiale, G42 Healthcare, me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë regjistruar mbi 80,000 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 399 viktima.

Në gjithë botën, coronavirusi ka prekur mbi 29 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 925,000 kanë vdekur dhe afro 20 milionë janë shëruar.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, aktualisht në botë janë duke u testuar rreth 180 vaksina potenciale kundër coronavirusit.

Në trend Botë

Më shumë
Rubio thotë se El Salvadori është

Rubio thotë se El Salvadori është "pajtuar të pranojë të dëbuar nga SHBA të çdo kombësie", përfshirë kriminelët amerikanë

Amerika
Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Botë
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Botë
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Greqia
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Kalo në kategori