U formuan trupat punues të Kuvendit, emrat e zv.ministrave në rend dite pas 20 shtatorit
Deputetët në mbledhjen e djeshme të Kuvendit e miratuan vendimin për zgjedhje të përbërjes së trupave punues të Kuvendit, ndërsa kryeministri Zoran Zaev nga Kumanova paralajmëroi se në rrjedhë është procedura për përcaktimin e emrave të kandidatëve për zëvendësministra.
Ai tha se është i gatshëm që sot apo nesër, t’i parashtrojë në Kuvend emrat e propozimeve për zëvendësministra, ndërsa Kuvendi sipas të gjitha gjasave, pas 20 shtatorit do ta vendosë në rend dite zgjedhjen e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në mbledhjen kuvendore, deputetët nga opozita sërish theksuan se po shkelet procedura dhe se po votohet për qëndrim personal para se Kuvendi paraprakisht në mbledhje parlamentare të sjellë vendim për themelimin e tyre dhe për definimin e kompetencave të trupave të punës.
Sipas opozitës, Kuvendi një vendim të tillë duhet ta sjellë, sepse sipas tyre, disa nga komisionet mund të pësojnë ndryshim të numrit të anëtarëve apo përfshirje dhe fushë të punës, si për shembull komisioni për shëndetësi, i cili mund të ketë numër më të madh të anëtarëve duke pasur parasysh situatën me pandeminë.
Për deputeten Gordana Siljanovska, është jashtëzakonisht e pazakontë që Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve ta subtiotuojë rolin e Kuvendit, dhe se çdo përbërje kuvendore duhet të ketë vendim personal për formim të trupave punues, pas çka do të bëhet zgjedhja e përbërjes personale.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sqaroi se vendimi paraprak për formim të trupave punues apo komisioneve është në fuqi, dhe se nuk ka propozime për formim të të rinjve. Në këtë vendim, potencoi Xhaferi, bazohet edhe propozimi i koordinuesve të grupeve të deputetëve për përbërjet personale.
Ai u theksoi deputetëve nga opozita se nuk kanë parashtruar kurfarë propozimi për plotësim të fushës së veprimit të punës apo për rritje të numrit të komisioneve apo anëtarëve të komisioneve.
Sipas deputetit Antonio Milloshoski, shumica parlamentare nuk e shkelë procedurën nga padituria, por se ndoshta frikësohet nga hapja e mundshme e debatit për kompetencat e komisioneve dhe amandamenteve të mundshme me të cilat, siç tha, do të pamundësohej që Komisioni kuvendor për çështje evropiane të mbetet “komision për sjellje të ligjeve me procedurë të shkurtuar”, si në mandatin e kaluar.
Ndërkohë, kryeministri Zoran Zaev, i cili ishte për vizitë në Kumanovë, ku mori pjesë në hapjen e zonës së re industriale, paralajmëroi se procedura për përcaktimin e emrave të kandidatëve për zëvendësministra është në rrjedhë.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në pjesën e pasdites të mbledhjes së djeshme ia verifikoi mandatin deputetes Emilia Rambabova nga koalicioni, e cila vjen në vendin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
SPAK dyshon se u “tradhtua” në të paktën 12 raste
Një në 11 vdekje në Evropë ndodh për shkak të alkoolit, mjekët: 25% e shqiptarëve janë pijedashës
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara
Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë
Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit