Këto janë sinjalet që ndoshta vërtet ju pengon gluteni, e jo që jeni gënjeshtar modern
Mosdurimi i artikujve ushqimorë me gluten vërtet ekziston, edhe pse shumica nuk besojnë. Shmangia e glutenit për shumicën nuk është tip i dietës, por nevojë shëndetësore
Mostoleranca ndaj kësaj proteine është shumë e vështirë të zbulohet, andaj do të jetë e nevojshme që të gjithë të jemi seriozë kur është fjala për këtë gjendje.
Gluteni mund të gjendet në shumë ushqime por gjithashtu mund të gjendet në produkte ushqimore që ne përdorim çdo ditë si dhe në ilaçet dhe vitaminat.
Dietë pa gluten do të thotë mos të konsumohen ushqime që e përmbajnë atë, si grurë, thekër dhe elb.
Disa njerëz nuk tregojnë përmirësim edhe pse heqin glutenin nga dieta e tyre. Kjo situatë quhet sëmundje celiake që nuk reagon. Arsyeja më e shpeshtë për mosreagim është sasia sado e vogël e glutenit në dietë kështu që këshillimi me një dietolog është shumë efektiv.
Shenjat e intolerancës ndaj glutenit janë të ndryshme nga një person në tjetrin, por përfshijnë:
Probleme me traktin gastrointestinal
Simptomat lidhen kryesisht me zorrët: nauze, të vjella, diarre, dhimbje barku madje edhe kapsllëk. Njerëzit shpesh i shoqërojnë këto simptoma me sëmundje të tjera. Studimet konfirmojnë se 10-15% e popullsisë botërore vuan nga IBS. Por kjo diagnozë mund të çojë tek njerëzit ndjeshmëri gluteni që nuk marrin trajtimin e duhur, kështu që simptomat nuk zhduken.
Ndryshime të pashpjegueshme të peshës
Intoleranca ndaj glutenit mund të çojë në humbje peshe dhe shtim në peshë pa e kuptuar as vetë. Kjo ndodh për shkak të proceseve inflamatore në nivel qelizor dhe çrregullimeve metabolike. Një ndryshim i papritur në peshë mund të shoqërojë sëmundjet e tjera të pakëndshme.
Mosbalancimi hormonal
Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis intolerancës së glutenit dhe çrregullimeve hormonale që mund të ndodhin si një cikël menstrual i parregullt, luhatje të papritur të peshës dhe çrregullime të gjumit. Dështimet hormonale të shkaktuara nga intoleranca mund të përforcohen shumë herë gjatë pubertetit, shtatzënisë dhe menopauzës. Mbani mend se këto simptoma kryesisht njihen tek gratë.
Probleme me sistemin nervor qendror
Gluteni rrit inflamacionin dhe përshkueshmërinë e zorrëve. Si rezultat, simptomat e ndjeshmërisë së glutenit mund të përfshijnë probleme me përqendrimin, depresionin, ankthin, pagjumësinë dhe lodhjen. Disa njerëz me intolerancë ndaj glutenit përjetojnë nervozizëm dhe kanë përqendrim të dobët. Një person që është alergjik ndaj glutenit mund të përjetojë një dhimbje koke 30-60 minuta pas ngrënies.
ADHD
Një çrregullim tjetër që mund të shoqërohet me intolerancën ndaj glutenit është Çrregullimi nga deficiti i vëmendjes dhe hiperaktiviteti (ADHD). ADHD mund të shfaqet si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit. Njerëzit me këtë çrregullim kanë një hapësirë të shkurtër vëmendjeje dhe probleme me vetëkontrollin. Një dietë pa gluten mund të ndihmojë në uljen e simptomave të ADHD-së.
Problemet e lëkurës dhe thonjve
Simptomat përfshijnë kruajte dhe skuqje që mund të shfaqen në duart tuaja, bust, fytyrë, vithe, bërryla dhe skalpin e kokës. Një simptomë janë edhe thonjtë e dobët.
Dhëmbë të dobët
Në rast të intolerancës ndaj glutenit, absorbimi i elementeve dhe mineraleve të nevojshme në zorrë është i dëmtuar. Kjo vlen edhe për kalciumin Rezultati mund të jetë probleme me dhëmbët dhe zgavrën e gojës. Mbindjeshmëria e smaltit, prishja e dhëmbëve, dëmtimet dhe ulçera e zgavrës mukoze. Kujdesuni mirë për dhëmbët tuaja!
Anemia
Shumë shpesh, sëmundja celiac diagnostikohet për shkak të mungesës së hekurit. Simptomat e saj përfshijnë lodhjen, gulçim, dhimbje koke, zbehje të lëkurës, mukozë, madje edhe artrit. Intoleranca ndaj glutenit dëmton përthithjen e hekurit nga zorrët.
Sëmundjet autoimune
Shumë njerëz me sëmundje autoimune kanë një histori të intolerances ndaj glutenit. Sëmundja celiac është një sëmundje autoimune në të cilën sistemi imunitar sulmon qelizat e zorrëve pasi gluteni hyn në të. Kjo sëmundje autoimune rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të tjera autoimune, të tilla si tiroiditi autoimun, sëmundja autoimune e mëlçisë, sëmundja e Crohn, diabeti, artriti reumatoid dhe skleroza e shumëfishtë.
Si ta zbuloni nëse keni intolerancë
Mjeku juaj do të marrë një mostër gjaku dhe do ta kontrollojë atë për antitrupa që zakonisht janë të pranishme në gjakun e njerëzve. Para shqyrtimit, duhet të përfshini gluten në dietën tuaj pasi kjo do të ndihmojë për të shmangur rezultatet e pasakta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025