LAJMI I FUNDIT:

Virologia kineze që u arratis në SHBA, pretendon se Pekini fshehu shpërthimin e COVID-19 – zotohet se do të publikojë prova që virusi është bërë nga njeriu 

Virologia kineze që u arratis në SHBA, pretendon se Pekini fshehu shpërthimin e COVID-19 – zotohet se do të publikojë prova që virusi është bërë nga njeriu 

Një virologe kineze e cila pretendon se qeveria kineze fshehu shpërthimin e pandemisë së coronavirusit, është zotuar se do të prodhojë prova shkencore se virusi është bërë nga dora e njeriut, shkruan Daily Mail.

Virologia e njohur kineze Dr Li-Meng Yan, që ka specializuar në virologji dhe imunologji në shkollën e shëndetit publik në Hong Kong, pretendon se Pekini ishte në dijeni për coronavirusin para se të fillonin raportimet e para publike për të, transmeton Telegrafi.

Prej asaj kohe ajo është detyruar të arratiset nga Hong Kongu, nga frika se jeta e saj mund të jetë në rrezik. Ajo sot gjendet në një lokacion të fshehtë, ku nga atje thotë se qeveria kineze “ka larguar të gjitha informacionet e saj” nga të dhënat e qeverisë kineze.


Dr Yan pretendon se raportet se COVID-19 ka origjinën në një treg të kafshëve në Wuhan, ishte thjesht sa për të “hedhur hirin syve” dhe se për këtë ajo planifikon të publikojë një raport, me të cilin zotohet se do të prezantojë provat se virusi është bërë nga dora e njeriut.

Kishte filmuar veten pak para se të vdiste nga COVID-19, familjarët e turkut të ndjerë publikojnë pamjet – përlotin të gjithë me mesazhin e tij
Lexo po ashtu Kishte filmuar veten pak para se të vdiste nga COVID-19, familjarët e turkut të ndjerë publikojnë pamjet – përlotin të gjithë me mesazhin e tij

“Tregu i kafshëve në Wuhan ishte sa për të hedhur hirin syve dhe se virusi nuk ka buruar nga natyra”, ka deklaruar Dr Yan.

E pyetur se nga ka ardhur virusi, shkencëtarja është përgjigjur shkurt: “nga një laborator në Wuhan”.

“Sekuencat e gjenomeve janë sikur gjurmët e gishtërinjve të njerëzve. Bazuar në këtë mund të identifikoni gjërat. Do t’i përdori provat për t’i treguar njerëzve pse është dalë ky virus nga një laborator në Kinë”, ka shtuar ajo.

“Kushdo, edhe ata që madje nuk kanë njohuri në biologji, do të jenë në gjendje t’i lexojnë, kontrollojnë, identifikojnë dhe verifikojnë për vete.

“Është kritike të kuptohen, nuk mund ta tejkalojmë – është diçka që kërcënon jetën e secilit”, ka thënë ndër tjera ajo.

Pasojat e coronavirusit vërehen edhe nga hapësira, imazhet satelitore tregojnë efektet e sëmundjes vdekjeprurëse që zbrazi qytetet
Lexo po ashtu Pasojat e coronavirusit vërehen edhe nga hapësira, imazhet satelitore tregojnë efektet e sëmundjes vdekjeprurëse që zbrazi qytetet

Ajo pranoi se në momentin që është larguar nga vendlindja, informacionet e saj janë shlyer nga të dhënat e qeverisë kineze dhe se nga kolegët e saj është kërkuar që të përhapin “thashetheme për të”.

“Ata kanë shlyer çdo informacion timin dhe gjithashtu u kanë thënë njerëzve të përhapin thashetheme për mua, kinse unë jam gënjeshtare. E di se do të mundohen të kontrollojnë familjen dhe miqtë e mi, dhe të sillen sikur unë kurrë nuk kam ekzistuar”, ka shtuar ajo.

Virologia punonte në universitetin prestigjioz të Hong Kongut, që konsiderohet si një nga qendrat më të mira për hulumtimin e sëmundjeve infektive, dhe ka luajtur rol te Organizata Botërore e Shëndetësisë sa i përket rrjetit global epidemiologjik.

Yan thotë se ishte një nga shkencëtaret e para që ka studiuar coronavirusin që u bë i njohur si COVID-19, madje pretendon se në dhjetor të vitit të kaluar eprorët i kishin kërkuar që të kryej një hulumtim të detajuar të rasteve të vjetra me SARS që shpërtheu në Kinë.

Dikur zonë e gjelbëruar, sot me një objekt gjigant – imazhet satelitore tregojnë me çfarë shpejtësie është ndërtuar spitali në Wuhan
Lexo po ashtu Dikur zonë e gjelbëruar, sot me një objekt gjigant – imazhet satelitore tregojnë me çfarë shpejtësie është ndërtuar spitali në Wuhan

Përmes kontakteve medicionale dhe shkencore ajo pretendon se gjetjet e saj janë fshehur nga qeveria, lidhur me përhapjen e virusit nga një njeri të tjetri.

Në kohën kur përqindja e vdekjeve nga COVID-19 është rritur, Dr Yan thotë se kishte ndjerë një obligim moral dhe shkencor që të nxjerr në pah të palarat dhe faktin që qeveria e saj kishte fshehur shpërthimin e pandemisë, madje u detyrua të largohet nga vendlindja drejt SHBA-ve nga frika se mund ta pësojë me jetë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Kalo në kategori