LAJMI I FUNDIT:

Kishte filmuar veten pak para se të vdiste nga COVID-19, familjarët e turkut të ndjerë publikojnë pamjet – përlotin të gjithë me mesazhin e tij

Kishte filmuar veten pak para se të vdiste nga COVID-19, familjarët e turkut të ndjerë publikojnë pamjet – përlotin të gjithë me mesazhin e tij

Yaşar Ünal, 62-vjeç nga Turqia, ka humbur jetën në spital ku po trajtohej kundër coronavirusit.

Ai kishte realizuar një video me telefon mobil para se të dërgohej në qendrën e kujdesit intensive, ku dëgjohet duke thënë “mos e sprovo askënd tjetër me këtë”, transmeton Telegrafi.


I ndjeri ishte baba i dy fëmijëve dhe muajin e kaluar ishte pranuar në spital pasi kishte ankesa të mëdha për kollitje dhe temperaturë të lartë.

Unal pas marrjes së testit e kuptoi se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, dhe pas përkeqësimit të gjendjes ishte dërguar në qendrën e kujdesit intensiv.

Pas 12 ditëve trajtim, atë e intubuan ku për pesë ditë luftoi me coronavirusin. Për fat të keq nuk e fitoi betejën dhe kështu më 10 shtator u shpall i vdekur.

E pasi u varros me prezencën e rrethit të ngushtë të familjes, ata mbetën të habitur kur mbushën telefonin e tij me energji elektrike, dhe pasi e ndezën gjetën një video që Unal e kishte filmuar para se të dërgohej në qendrën e kujdesit intensiv.

Ai u bënte thirrje të gjithëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos e kuptojnë si lojë infektimin me COVID-19, madje familjarët e tij e kanë shpërndarë videon me qëllim që të tjerët të shohin pasojat e coronavirusit. Ky mesazh ka përlotur të gjithë.

“Sot është dita ime e tretë në spital, jam shumë keq. Kam probleme me frymëmarrje dhe me tensionin e lartë të gjakut. Kollitja për asnjë moment nuk po më lëshon. I lutem zotit që askush të mos preket nga ky infeksion. Unë u bëra vonë, por mos u bëni ju. Dua të falënderoj të gjithë”, dëgjohet duke thënë i ndjeri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori