LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë miraton mënyrat se si mund të organizohen ngjarje në hapësira të hapura dhe të mbyllura

Qeveria e Maqedonisë miraton mënyrat se si mund të organizohen ngjarje në hapësira të hapura dhe të mbyllura

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe pranoi rekomandimet e përgjithshme për organizimin e ngjarjeve që u propozuan nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas njoftimit qeveritar, në këto ngjarje duhet të mbahen pajisjet mbrojtëse nga vizitorët dhe anëtarët e ekipit që janë caktuar për organizim, mbajtja e largësisë trupore në vende me karrige dhe me largësi prej 2 metrave dhe moslejimi i grupimit të vizitorëve, njofton Telegrafi Maqedoni.


Mbajtja e largësisë trupore prej dy metrave vlen edhe për anëtarët e ekipit që janë caktuar për organizim. Sipas rekomandimit, kapaciteti i vizitorëve është i kufizuar edhe atë: ngjarjet në hapësira të hapura duhet të organizohen me 50% nga kapaciteti i hapësirës dhe maksimumi të jetë 1.000 vizitorë, ndërsa ngjarjet në hapësira të mbyllura duhet të shfrytëzojnë 30% të kapacitetit ndërsa maksimumi të jetë 1.000 vizitorë.

Sipas njoftimit, duhet të dezinfektohen duart gjatë hyrjes dhe po ashtu duhet të mbahet higjiena e banjove dhe të përdoren mjete për dezinfektim.

Gjatë organizimit të ngjarjeve duhet të vendoset material edukativ-informativ për të respektuar masat parandaluese, siç janë mbajtja e maskave mbrojtëse, mbajtja e largësisë trupore, larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfektimi dhe shërbim që do të kontrollojë masat më lartë: gjatë hyrjes dhe në hapësirë ku mbahet ngjarja.

Nga Qeveria thonë se po ashtu rekomandohet që biletat shiten në mënyrë elektronike, por nëse është e nevojshme biletaria duhet të sigurohet largësi trupore prej 2 metrave mes punonjësit dhe vizitorit.

Në bazë të kësaj, sqarojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, çdo organizator i ngjarjeve duhet të përgatisë protokoll për realizimin e ngjarjes së planifikuar i cili do ta publikojë publikisht me qëllim që në kohë të informohen vizitorët dhe pjesëmarrësit e ngjarjes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori