Kryetari i këshillit koordinues ndërmjet shoqatave prodhuese dhe përpunuese të qumështit, Ramadan Memaj ka bërë një kërkesë publike për ministren e Financave, Hykmete Bajrami, duke i kërkuar asaj që mos ta pengojë vendimin e Ministrisë së Tregtisë për ndalimin e vajit të palmës në Kosovë.
Memaj në letrën publike, thuhet se kanë marrë informacione se ministrja Bajrami dhe ministria që drejton janë duke e stopuar vendimin e marrë të premten nga MTI-ja për ndalimin e përkohshëm të importit të vajit të palmës.
“Kemi marrë informacion që ju dhe ministria që ju e udhëhiqni jeni duke e stopuar vendimin e marrë të premten nga MTI-ja për ndalimin e përkohshëm të importit të vajit të palmës. Ne nuk i dimë saktësisht arsyet e këtij veprimi nga ana juaj, por ne i dimë arsyet pse duhet të ndalohet importimi i vajit të palmës”, thuhet në letrën publike, përcjell Telegrafi.
Letra e plotë pa ndërhyrje
E nderuara ministre Bajrami,
Kemi marrë informacion që ju dhe ministria që ju e udhëhiqni jeni duke e stopuar vendimin e marrë të premten nga MTI-ja për ndalimin e përkohshëm të importit të vajit të palmës.
Ne nuk i dimë saktësisht arsyet e këtij veprimi nga ana juaj, por ne i dimë arsyet pse duhet të ndalohet importimi i vajit të palmës.
Fillimisht duhet sqaruar, që siç edhe ju me siguri e dini, vaji i palmës është vërtetuar si kancerogjen dhe gjenotoksik edhe nga Agjencia Evropiane e Ushqimit.
Më tutje, me importin e pakontrolluar të vajit të palmës është ngopur tregu me produkte kinse të qumështit, të cilat për shkak të përmbajtjes së lartë të këtij vaji kanë çmim jashtëzakonisht të ulët në treg, duke e bërë të pamundshëm ekzistencën e produkteve me qumësht të vërtetë që gjithsesi dalin më çmim më të lartë.
Për shkak të kësaj janë duke u krijuar nga 70,000 litra tepricë qumështi për çdo ditë, të cilat fermerët janë të detyruar t’i asgjësojnë.
Për shkak të importit të pakontrolluar të vajit të palmës, rrezikohet ekzistenca ekonomike e 5000 fermerë, 30 mijë të punësuarve direkt dhe indirekt në këto ferma, rrezikohet ekzistenca ekonomike e 100 pikave grumbulluese me qindra të punësuar, rrezikohet ekzistenca e mbi 30 përpunuesve të qumështit dhe rreth 1000 të punësuarve në këto fabrika. Thjesht rrezikohet ekzistenca e sektorit të qumështit.
Por mbi të gjitha, mos harroni: ky vaj është kancerogjen e gjenotoksik dhe rrezikon drejtpërdrejt shëndetin publik, duke krijuar kështu edhe një kosto të paimagjinueshme.
Andaj, e nderuara ministre Bajrami ju lusim që të obligoni doganat që janë nën ombrellën e ministrisë suaj të ndalojnë importin e këtij vaji sipas vendimit të MTI-së, ndërkohë që grupet punuese të caktojnë modalitetet për furnizimet e prodhuesve të veçantë të produkteve tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Evropiani më i pasur, "i zemëruar me qeverinë franceze" - mendon të investojë më shumë në Amerikën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale