LAJMI I FUNDIT:

Kthim në identitet për Mullirin e Bajram Currit

Kthim në identitet për Mullirin e Bajram Currit

Mulliri i Bajram Currit, monument kulture i kategorisë së parë, i është nënshtruar ditët e fundit restaurimit, për t’u kthyer në identitet.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bën të ditur se ky objekt i është nënshtruar restaurimit me projekt të miratuar në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale (KKTKM) dhe me fondet e buxhetit të shtetit. Kjo ndërtesë gjendet në fshatin Shoshan, në Tropojë, daton në fundin e viteve 1800 dhe është një ndërtim që e gjejmë shpesh në zonën e Tropojës. Kemi të bëjmë me një ndërtim tip kullë guri, dykatëshe, mbuluar me furde pishe.

Mulliri i Bajram Currit ose siç thuhet nga vendasit Mulliri i Currit është ndërtuar me financimet e kësaj figure popullore në ndihmë të Malësisë së Gjakovës, rreth 120 vite më parë. /ata/