LAJMI I FUNDIT:

Johnson: BE po kërcënon Irlandën e Veriut me një “bllokadë ushqimore”

Johnson: BE po kërcënon Irlandën e Veriut me një “bllokadë ushqimore”

Kryeministri britanik, Boris Johnson mbështeti sot qëllimin e tij për rishikimin e pjesshëm të marrëveshjes mbi Brexit përballë kërcënimit se BE mund të vendosë një “bllokadë” ushqimore në Irlandën e Veriut, e rrezikshme për paqen dhe unitetin e Britanisë së Madhe.

Qeveria britanike prezantoi të mërkurën në Parlament një projektligj mbi tregun e brendshëm që i jep mundësi të marrë vendime të njëanshme mbi çështjet relative për tregtinë me provincën e Irlandës së Veriut.

Ky tekst, që kundërshton pjesërisht marrëveshjen që rregullon daljen e Britanisë së Madhe nga BE, vështirëson diskutimet e nisura që prej marsit për të negociuar për një marrëveshje mbi marrëdhënien e ardhshme mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian.


Në një artikull të publikuar në gazetën britanike “Daily Telegraph”, Boris Johnson shpjegon se kishte qenë i detyruar për këtë ekstremitet, të cilin ai e njeh si një shkelje të ligjit ndërkombëtar.

“Në qoftë se nuk biem dakord me kushtet e BE-së, BE-ja do të përdorë një interpretim ekstrem të Protokollit të Irlandës Veriore për të vendosur një kufi të plotë tregtar përgjatë Detit të Irlandës, i cili ndan provincën nga pjesa tjetër e mbretërisë”, shkruan ai.

“Na është thënë që BE-ja jo vetëm që do të vendosë tarifa mbi mallrat që kalojnë tranzit nga Britania e Madhe drejt Irlandës së Veriut, por ajo mund të ndërpresë transportin e prodhimeve ushqimore të Britanisë së Madhe drejt Irlandës së Veriut”, shton ai.

“Më duhet të them se kurrë nuk e kemi besuar seriozisht se BE-ja do të ishte në gjendje të përdorte një traktat, të negociuar me mirëbesim, për të bllokuar një pjesë të Britanisë së Madhe apo që BE do të kërcënonte realisht për të shkatërruar integritetin ekonomik dhe territorial të Britanisë së Madhe”, thekson Johnson.

“Një interpretim i tillë do të rrezikonte seriozisht paqen dhe stabilitetin në këtë provincë britanike e cila u përgjak nga tre dekada “Trazirash” deri në nënshkrimin e marrëveshjes së paqes të së Premtes së Shenjtë në vitin në vitin 1998″, nënvizon kryeministri britanik, Boris Jonson. /ATSH/

Në trend Botë

Më shumë
Një aeroplan përplaset me helikopterin e ushtrisë pranë aeroportit të Uashingtonit “Ronald Reagan” - raportohet për dhjetëra viktima

Një aeroplan përplaset me helikopterin e ushtrisë pranë aeroportit të Uashingtonit “Ronald Reagan” - raportohet për dhjetëra viktima

Amerika
Detaje dhe pamje - krejt çfarë dimë deri tani rreth përplasjes së aeroplanit me pasagjerë me një helikopter ushtarak në Uashington

Detaje dhe pamje - krejt çfarë dimë deri tani rreth përplasjes së aeroplanit me pasagjerë me një helikopter ushtarak në Uashington

Amerika
Ky thuhet të jetë momenti i përplasjes së një aeroplani me pasagjerë dhe një helikopteri ushtarak pranë një aeroporti të Uashingtonit

Ky thuhet të jetë momenti i përplasjes së një aeroplani me pasagjerë dhe një helikopteri ushtarak pranë një aeroporti të Uashingtonit

Amerika
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë

SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë

Evropa
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
Ujëvarat e Niagarës u mbuluan me akull për shkak të dimrit ekstrem

Ujëvarat e Niagarës u mbuluan me akull për shkak të dimrit ekstrem

Amerika
Kalo në kategori