LAJMI I FUNDIT:

Hoti për fillimin e vitit shkollor: Të punojmë me disiplinë maksimale që të mos detyrohemi të ndërpresim sërish mësimin

Hoti për fillimin e vitit shkollor: Të punojmë me disiplinë maksimale që të mos detyrohemi të ndërpresim sërish mësimin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe drejtoritë për arsim të komunave, i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor.

Kryeministri Hoti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) kanë qenë në mbështetje të plotë ndaj kërkesave të Ministrit Ramë Likaj dhe komunave lidhur me përgatitjet e nevojshme, duke dhënë udhëzime të detajuara për organizimin e mësimit.

Sipas tij, në dy javën e fundit janë verifikuar ambientet shkollore për plotësimin e kushteve për mësim sipas udhëzimeve të IKSHPK-së.


Hoti po ashtu bëri thirrje që të punojnë së bashku duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së dhe institucioneve të Kosovës, në mënyrë siç tha ai që të mos detyrohen ta ndërpresin sërish mësimin.

“Të punojmë së bashkë, me disiplinë maksimale në respektim të masave mbrojtëse, në mënyrë që fëmijët tanë të jenë të sigurt, të kenë mundësi të marrin dijen në bankat shkollore, dhe të mos detyrohemi të ndërpremë prapë mësimin”, ka thënë Hoti.

Lexoni më poshtë statusin e Hotit, në Facebook:

Të dashur nxënës, prindër dhe arsimtarë,

Të hënën nis viti i ri shkollor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe drejtoritë për arsim të komunave, në konsultim me SBASHK-un dhe prindërit, i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një fillim të mbarë.

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja kanë qenë në mbështetje të plotë ndaj kërkesave të Ministrit Likaj dhe komunave lidhur me përgatitjet e nevojshme, duke dhënë udhëzime të detajuara për organizimin e mësimit. Ministri Likaj ka përgjegjësi të madhe në këtë kohë, dhe të gjithë i kemi qëndruar në mbështetje të plotë, si me buxhet ashtu edhe me mbështetje institucionale. 

Në dy javën e fundit janë verifikuar ambientet shkollore për plotësimin e kushteve për mësim sipas udhëzimeve të IKSHPK-së. Janë zhvilluar edhe protokollet e sjelljes në rast të paraqitjes së rasteve të infektimeve në shkolla.

Tash është në dorën tonë si prindër që të kujdesemi që fëmijët tanë të respektojnë në mënyrë strikte udhëzimet e IKSHPK-së, duke filluar nga shfrytëzimi i transportit për në shkollë, hyrja në shkollë, qëndrimi në klasë, mbajtja e distancës, mbajtja e maskës, pastërtia e duarve dhe udhëzimet e tjera.

Rreziku nga infektimi mbetet shumë i lartë, pavarësisht rënies së shifrave në ditët e fundit. Na duhet mobilizim i plotë i të gjithëve për të ruajtur jetën e atyre që më së shumti janë në rrezik, sidomos tani kur po shkojmë drejt vjeshtës me gjendje të rënduar edhe për shkak të gripit sezonal. 

Të punojmë së bashkë, me disiplinë maksimale në respektim të masave mbrojtëse, në mënyrë që fëmijët tanë të jenë të sigurt, të kenë mundësi të marrin dijen në bankat shkollore, dhe të mos detyrohemi të ndërpremë prapë mësimin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori