Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë “është duke e hetuar çështjen rreth dërgimit të dokumenteve në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së”.
Më 7 shtator, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përmes një konference, pretendoi se ka mbi 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale, pasi i ato ishin dorëzuar në mënyrë anonime zyrës së kësaj organizate.
Veteranët thanë se në këto dokumente janë emrat dhe adresat e dëshmitarëve dhe personave të tjerë më të cilët kanë bashkëpunuar hetuesit e Gjykatës Speciale.
Por, gjatë të martës, ndonëse nuk është konfirmuar nga Gjykata Speciale, hetuesit e gjykatës kanë shkuar në zyrën e OVL të UÇK-së në Prishtinë.
Përfaqësues të kësaj organizate kanë konfirmuar për media në Kosovë se atyre u është dorëzuar një kopje e këtyre dokumenteve.
Përmbajtja e këtyre dokumentave të pretenduara është e panjohur dhe nuk dihet ende nëse ato janë origjinale.
Radio Evropa e Lirë ka dërguar disa pyetje te zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep. Në një përgjigje të shkurtër, Griep, ka thënë se “nuk kemi asnjë koment për të bërë”.
Njëjtë është përgjigjur edhe zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett, duke thënë se “Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk është duke komentuar këtë çështje”.
Ndërkohë të premten Prokuroria Speciale e Kosovës ka rikujtuar se “zbulimi i paautorizuar i dokumenteve konfidenciale ose informacionit lidhur me dëshmitarët e mbrojtur nënkupton shkelje të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe mund të jetë e dënueshme me dënim me burgim”.
Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi i ka thënë Radios Evropa e Lirë se bërja publike e dokumenteve të tilla vë në rrezik të gjithë ata persona që mund të jenë të përfshirë në procese eventuale gjyqësore.
Gjykata Speciale, e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar e Prokurorisë në Hagë u formua nga autoritetet në Kosovë pas insistimit të bashkësisë ndërkombëtare.
Gjykata është themeluar pas raportit të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran Dick Marty flet për krimet e pretenduara “të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë“, që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.
Për formimin e kësaj gjykate u deshën edhe ndryshime kushtetuese, që u miratuan nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Pasdite të reshura shiu e stuhi, Aliu nga IHMK apel qytetarëve për kujdes të shtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Moti-i-vreret-dhe-me-shi-sheshet-e-Prishtines-foto-Ridvan-Slivova-16-380x233.jpg)
Pasdite të reshura shiu e stuhi, Aliu nga IHMK apel qytetarëve për kujdes të shtuar
![Digjen disa vetura në bodrumin e një objekti në Prishtinë, disa persona marrin tretman mjekësor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/LAJMI-I-FUNDIT-2-380x233.png)
Digjen disa vetura në bodrumin e një objekti në Prishtinë, disa persona marrin tretman mjekësor
![Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Gjykata-Kushtetuese-Dita-e-Gjykates-se-Hapur-Dita-e-Kushtetutes-foto-Ridvan-Slivova-24-380x233.jpg)
Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë
![MPJD ia ndalon Petkoviqit hyrjen në Kosovë, thotë se përdori gjuhë provokuese e deklarata propaganduese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Petar-Petkoviq-foto-Zyra-per-Kosoven-380x233.jpg)
MPJD ia ndalon Petkoviqit hyrjen në Kosovë, thotë se përdori gjuhë provokuese e deklarata propaganduese
![Persona të moshuar, gra shtatzëna e fëmijë morën trajtim mjekësor pasi disa vetura u përfshinë nga zjarri në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/foto-gggg-380x233.png)
Persona të moshuar, gra shtatzëna e fëmijë morën trajtim mjekësor pasi disa vetura u përfshinë nga zjarri në Prishtinë
![Vendimi i Kushtetueses për Pagën Minimale, veteranët paralajmërojnë protesta kundër Qeverisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/08/Vjosa-Osmani-takohet-me-perfaqesuesit-e-OVL-te-UCK-se-Faton-Klinaku-foto-Ridvan-Slivova-10-380x233.jpg)
Vendimi i Kushtetueses për Pagën Minimale, veteranët paralajmërojnë protesta kundër Qeverisë
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/serbia-380x233.png)
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
![Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/anglia-6-380x233.jpg)
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
![Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/marc-guiu-380x233.jpg)
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
![Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/5-12-380x233.jpg)
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
![Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-171-380x233.jpg)
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
![Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448402948_1192268271813297_4534193569653873232_n-380x233.jpg)
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë