LAJMI I FUNDIT:

Fauci kundër Trumpit rreth pandemisë: Nuk jemi mirë me coronavirusin

Fauci kundër Trumpit rreth pandemisë: Nuk jemi mirë me coronavirusin

Krye eksperti i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci tha sot se nuk ishte dakord me vlerësimin e presidentit, Donald Trump se Shtetet e Bashkuara i kanë kaluar momentet e këqija të pandemisë.

Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se sezoni i gripit fillon në Shtetet e Bashkuara me rreth 40 mijë raste ditore dhe numri i vdekjeve mesatarisht rreth njëmijë në ditë, raporton CNBC.


Trump, i cili pranoi se është ulur ashpërsia e virusit që kur u shfaq në fillim të këtij viti, tha që beson se kriza në Shtetet e Bashkuara po kalon, transmeton Telegrafi.

“Nuk jam dakord me këtë, sepse nëse shikoni në gjërat që sapo përmendët, statistikat…janë shqetësuese”, tha Fauci.

Ai tha se ishte e rëndësishme të zvogëlohej shkalla e infeksionit para sezoneve të vjeshtës dhe dimrit kur njerëzit do të kalonin më shumë kohë brenda.

I pyetur në lidhje me tubimet në hapësira të hapura, Fauci tha se ato ishin “absolutisht” të rrezikshme.

“Vetëm se jeni jashtë nuk do të thotë të jeni të mbrojtur, veçanërisht nëse jeni në një turmë dhe nuk vendosni maska”, tha Fauci. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori